Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Xhylani, futbollisti më i mirë i xhiros

Futbollisti me i mire i xhiros

Laurent Xhylani i Malishevës është vlerësuar futbollisti më i mirë i xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës.

Çmimi “Ylli i Javës” ndahet për çdo xhiro të Superligës nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Xhylani të hënën i shënoi dy gola në fitoren 3:0 të Malishevës ndaj Prishtinës. Me këtë fitore, Malisheva është përfshirë edhe më fuqishëm në garën për kreun e tabelës.

“Ka qenë një ndeshje e vështirë, të cilën e kemi përgatitur shumë mirë, duke i analizuar të gjitha pikat e forta dhe të dobëta të FC Prishtinës dhe në fund arritëm një fitore të rëndësishme. Në ekip kemi një atmosferë shumë të mirë, sidomos me ardhjen e stafit të trajnerëve. Vazhdojmë të kemi të njëjtin synim: daljen në Evropë apo titullin kampion”, ka theksuar Xhylani.

Laurent Xhylani