Futboll

Yakin flet për varësinë e Baselit nga Shaqiri

Xherdan Shaqiri

Baseli ka pësuar humbje nga Lugano në fundjavë. Humbja në shtëpi nga Lugano ishte e hidhur për lojtarët dhe shikuesit. Në Superligë, kampioni në fuqi i Zvicrës, është nënë pikë prapa liderit Thunit.

Shumë kritikë të futbollit e shohin Baselin shumë të varur nga Xherdan Shaqiri. Edhe Hakan Yakin është i të njëjtit mendim.

“Pyes veten se a nuk dëshiron askush t’i bashkohet sulmit të Thunit? Por ka ndeshje ku Xherdan Shaqiri nuk jep rezultate. Dhe pastaj vuan e gjithë skuadra”, ka thënë Yakin për “nau.ch”.

Yakin tha se varësia nga Shaqiri është “mjaf t e trishtueshme”, sepse sipas tij ka mjaftueshëm mundësi për të tejkaluar këtë varësi, veçanërisht duke pasur parasysh cilësitë brenda ekipit të Baselit.

“Në fakt e përmendim këtë çështje sa herë që flasim për Baselin. Dhe, vërtetë është e trishtueshme, veçanërisht për lojtarët e tjerë. Ka lojtarë të rinj që mund ta zëvendësojnë Shaqirin”, është shprehur ai.

Shaqiri 34-vjeçar është lojtari më efikas i Superligës sa i përket golave dhe asistimeve. Me fanellën e Baselit, legjenda e Zvicrës ka shënuar pesë gola she ka asistuar shtatë herë. Ai në total këtë edicion në të gjitha garat i ka dhjetë gola e nëntë asistime.