Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zbulohet kohëzgjatja e kontratës së Mourinhos me Realin

Jose Mourinho

Real Madridi dhe Jose Mourinho kanë rënë dakord për nënshkrimin e kontratës deri në qershor të vitit 2029.

Sipas ekspertit të transferimeve,  Fabrizio Romano, marrëveshja është finalizuar dhe është miratuar si nga ana e Mourinhos ashtu edhe nga ekipi ligjor i klubit. 

Mourinho pritet të udhëtojë drejt Madridit javën e ardhshme për të përfunduar hapat e mëtejshëm.

Trajneri i njohur e ka drejtuar edhe më herët Realin, gjatë viteve 2010–2013. Gjatë asaj kohe, Mourinho me Realin e fitoi La Ligan, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.