Futboll

Zbulohet shifra që Trabzoni mund të paguajë për Muçin

Ernest Muçi

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi, është duke kaluar formë shumë të mirë me skuadrën turke, Trabzonspor. Në katër ndeshjet e fundit në Superligën e Turqisë, Muçi, ka shënuar plotë gjashtë gola.

24-vjeçari Muçi u huazua në verë te Trabzoni nga Beshiktashi deri në përfundimin e edicionit 2025/26.

Mediumi turk, “Skorer”, ka shkuar të martën se nëse Trabzonspori e ushtron të drejtën e opsionit të blerjes së kartonit të Muçit do të duhet të paguajë një tarifë prej 8.5 milionë eurosh.

Muçi me Beshiktashin ka kontratë deri në verën e vitit 2027. Ai krahas gjashtë golave ka kontribuar edhe me një asistim këtë edicion. Është futbollisti më në formë te skuadra e Trabzonit.

Sulmuesi i krahut, Muçi, te Beshiktashi u transferua vitin e kaluar nga Legia e Varshavës për dhjetë milionë euro. Me Beshiktashin zhvilloi 61 ndeshje dhe regjistroi 11 gola dhe katër asistime. Karrierë ka bërë edhe te Tirana.

Muçi me Shqipërinë ka tri gola në 16 ndeshje të luajtura.