Futboll

Zeneli i lëndohet sërish Elfsborgut

zeneli

Arbër Zeneli u detyra të zëvendësohej në fillim të pjesës së dytë në barazimin 2:2 ndaj Varnamos, në ndeshjen e zhvilluar të hënën mbrëma. 

Në atë ballafaqim, Arbër Zeneli kishte asistuar në golin për 1:0 në fundin e pjesës së parë, ndërsa ishte zëvendësuar në minutën e 49-të. Vëllai i vogël i Arbërit, Besforti, asistoi në golin për 2:2, në minutën e 77-të. 

Menjëherë të mërkurën, Elfsborgu njoftoi se Arbëri ka pësuar lëndim muskulor, por pritet të kthehet shpejtë sipas fizioterapistes Tania Nilsson, shkruan “Fotbolldirekt”. 

30-vjeçari Zeneli kishte munguar për një kohë në fillim të sezonit. Ai e ka shënuar një gol e një asistim në gjashtë ndeshjet e luajtura në “Allsvenskan”.