Besfort Zeneli ka treguar se ishte shumë afër që të largohej nga skuadra e Elfsborgut.
Në fillim të afatit kalimtar veror për Zenelin kishte interesim nga disa skuadra.
Zeneli deklaroi se synimi i tij tani është të paraqitet sa më mirë javë pas jave.
“Tani mendoj se gjithçka është mbyllur. Isha gati të largohesha. Ndihesha gati. Por pastaj ajo që doja nuk erdhi, ishte diçka tjetër dhe nuk ishte mjaftueshëm interesante për mua që të largohesha nga Elfsborgu. Është mirë, tani mund të përqendrohem vetëm te paraqitjet javë pas jave këtu dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë këtë dimër”, ka thënë 22-vjeçari Zeneli në një intervistë për “Sportbladet”.
Zeneli ka kontratë me ekipin suedez deri në verën e vitit 2028.
Reprezentuesi i Suedisë, Zeneli, të dielën realizoi gol të bukur në barazimin 2:2 të Elfsborgut ndaj Malmos.
Ai këtë edicion ka dy gola dhe shtatë asistime në 23 ndeshjet e zhvilluara deri më tani në të gjitha garat.
Besforti është vëllai i vogël i Arbër Zenelit. Me Suedinë i ka tri ndeshje të luajtura. Ende nuk ka luajtur ndeshje zyrtare.
Para se t’i bashkohej Suedisë, Zeneli luajti gjashtë ndeshje për Kosovën U21.