Futboll

Zeqiri në prag të largimit nga Genku

zeqiri

Sulmuesi Andi Zeqiri është në prag të largimit nga Genku belg, që nuk e ka në plane ta mbajë futbollistin që përfaqëson Zvicrën. 

Kështu ka njoftuar mediumi zviceran “Blick” të premten, që ka shtuar se St. Galleni është i interesuar për shërbimet e 26-vjeçarit. 

Megjithatë, transferimi i tij duket i vështirë për shkak se Genku kërkon tre milionë euro për të, e që mund të jetë e pamundur të mbulohet nga klubi zviceran. 

Ka interesim edhe nga skuadra nga Gjermania, Spanja dhe Italia. 

Në Belgjikë shkruajnë se edhe Standard Liege kërkon ta mbajë atë në skuadër. 

Zeqiri ishte i huazuar në sezonin e kaluar te Standardi, ku i shënoi 10 gola e katër asistime në 28 paraqitje. 

Zeqiri u zhvillua si lojtar te Team Vaudi dhe Lausanne-Sport në Zvicër, ndërsa ka luajtur edhe për U19 të Juventusit. Karrierë ka bërë te Brightoni, Augsburgu e Baseli.