Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

City “shkatërron” Liverpoolin

Erling Haaland

Manchester City e ka shkatërruar Liverpoolin në derbin e zjarrtë dhe ka bërë vend në gjysmëfinale të Kupës FA.

Ndeshjen çerekfinale të garës prestigjioze, City i udhëhequr nga Pep Guardiola e fitoi 4:0.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Erling Haaland ishte në formë të lartë dhe i realizoi tri gola, ndërsa Antoine Semenyo e shënoi një tjetër.

Haaland shënoi në minutën e 39-të nga penalltia fillimisht, e më pas edhe në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.

Semenyo pesë minuta pas pushimit realizoi për 3:0, kurse sulmuesi norvegjez, Haaland, e kompletoi “hat-trickun” në minutën e 57-të.

Mohamed Salah kishte mundësi të shënonte për Liverpoolin, por penalltinë e gjuajtur nga ai e priti portieri James Trafford.

City para pushimit të ndeshjeve të përfaqësueseve fitoi ndaj Arsenalit në finale të Kupës së Ligës. Tani është në garë për “tripletën” e kupave vendore.

City është në garë ende për të triumfuar edhe në Premier League.

Për Cityn është gjysmëfinalja e tetë rresht e arritur në Kupën FA, ndërsa Liverpooli në këtë fazë të garës nuk ka arritur prej vitit 2022.

Kundërshtarin e gjysmëfinales, City do ta mësojë të dielën.


Zhbllokohet Haaland, shënon “hat-trick” ndaj Liverpoolit

Sulmuesi Erling Haaland e ka gjetur formën që i ka munguar prej kohësh.

Ai të shtunën shënoi “hat-trick” për Manchester Cityn në duelin çerekfinal të Kupës FA ndaj Liverpoolit.

City është duke fituar 4:0.

Haalandi shënoi nga penalltia në minutën e 39-të, më pas shënoi për 2:0 në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.

Antoine Semenyo realizoi në minutën e 50-të për 3:0, kurse Haalandi shtatë minuta më vonë, shënoi për 4:0 dhe e kompletoi tregolëshin.

Mohamed Salah në minutën e 64-t e humbi penalltinë për Liverpoolin.

Shorti për gjysmëfinale tërhiqet të dielën.

Haalandi kishte shënuar edhe ndaj Real Madridit në humbjen 2:1 më 17 mars.

Para asaj ndeshjeje i kishte katër ballafaqime rresht pa shënuar, në ndeshjet në të cilat kishte luajtur.

Ajo që Cherki bëri sot, nuk ishte parë më herët

38 min. më parë / 4 pri 2026 16:23
Rayan Cherki

Rayan Cherki ishte prej më të mirëve në fitoren 4:0 të Manchester Cityt ndaj Liverpoolit të shtunën, në çerekfinale të Kupës FA.

Cherki ishte asistues në golin e Semenyos për 3:0 në minutën e 50-të.

E la fushën në minutën e 71-të.

Ndërkohë, e ka marrë fanellën e Hugo Ekitikes kur është ulur në bankën rezervë dhe e ka veshur atë.

Një gjë e tillë ka qenë e papranueshme nga zyrtarë të Manchester Cityt, që ia tërheqin vëmendjen për ta hequr atë.

Cherki më pas e ka hequr fanellën e Liverpoolit, përkatësisht të Ekitikes.

Ky moment ka bërë bujë në mediumet e huaja dhe videoja është bërë virale.

VIDEO: