Futboll

Zhegrova me Juven mposhten nga Cagliari

Edon Zhegrova

Edon Zhegrova u paraqit nga minuta e 66-të në disfatën që e pësoi Juventusi të shtunën. 

Juve u mposht nga Cagliari në udhëtim me rezultatin 1:0. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 21-të të Serie A. 

Luca Mazzitelli e shënoi golin e fitores për vendësit në minutën e 65-të. 

Juve ishte në seri prej shtatë ndeshjeve pa humbje. Por disfata nga Cagliari, Juventusin, e lë edhe më prapa në garën për titull kampioni. 

“Zonja e Vjetër” ka 39 pikë dhe e zë vendin e pestë. Dhjetë pikë më shumë ka Interi në pozitën e parë. 
Te Cagliari në bankën e rezervistëve ishte portieri Alen Sherri. 

Cagliari ka 22 pikë dhe është në mesin e tabelës.