Juventusi ka fituar 2:0 të mërkurën mbrëma në ndeshjen e xhiros së gjashtë të fazës së ligës, në Ligën e Kampionëve, ndaj Pafosit të Qipros.
Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, luajti vetëm në pjesën e parë. Ishte aktiv, por nuk la gjurmë me asistim apo me gol. Për të ishte ndeshja e parë si titullar te Juventusi dhe e para që prej 14 dhjetorit të vitit të kaluar kur ishte pjesë e Lillet.
Golat e fitores i shënuan amerikani Ëeston McKennie në minutën e 67-të dhe Jonathan David, në minutën e 73-të.
Juventusi ngjitet në pozitën e 17-të me nëntë pikë, kurse Pafosi mbetet me gjashtë pikë në vendin e 26-të.
Tjetër gol nga Juventusi
Juventusi e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Pafosit.
Për 2:0 realizoi sulmuesi kanadez, Jonathan David. David në minutën e 73-të shënoi me asistim të Kenan Yildizit.
McKennie kalon Juventusin në epërsi
Juventusi ka kaluar në epërsi ndaj Pafosit me golin e Weston McKenniet.
Mesfushori amerikan realizoi në minutën e 67-të, me asistim të Andrea Cambiasos.
Vetëm një pjesë për Zhegrovën
Edon Zhegrova është zëvendësuar menjëherë pas pjesës së parë.
Vendin e tij e ka zënë Francisco Conceicao.
Juventusi posedimin e topit, Pafosi rastet
Juventusi e kishte më shumë posedimin e topit në pjesën e parë, por rastet i takuan Pafosit të Qipros.
Te skuadra e madhe italiane nga minuta e parë është aktivizuar Edon Zhegrova. Futbollisti i Kosovës ishte aktiv në disa momente, por pa arritur që të asistojë apo shënojë.
Pafosi ndërkohë kishte më shumë mundësi shënimi nëpërmjet kundërsulmeve.
Madje në minutën e 32-të, Anderson Silva e qëlloi shtyllën pingule.
Sulmuesi brazilian iu afrua golit edhe në minutën e pestë. Topi shkoi fare pranë shtyllës.
Zhegrova aktiv, Pafosi më i rrezikshëm
Edon Zhegrova ka qenë aktiv në 25 minutat e para të ndeshjes së parë si titullar te Juventusi, në duelin ndaj Pafosit në Ligën e Kampionëve.
Por më i rrezikshëm ka qenë Pafosi qipriot.
Anderson për pak sa nuk shënoi pas afro 10 minutash lojë.
Juventusi është më kërkues, ndërsa Pafosi po luan me kundërsulme.
Zhegrova titullar në përballjen Juventus – Pafos
Pas paraqitjeve të mira por në pak minuta lojë sa kishte me Juventusin, Edon Zhegrova më në fund e ka fituar besimin e plotë të trajnerit Luciano Spalletti.
Zhegrova do të luajë nga fillimi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Pafosit qipriot.
Ky ballafaqim luhet në “Allianz Stadium” dhe i takon xhiros së gjashtë të fazës së ligës, në Ligën e Kampionëve.
26-vjeçari vitin e kaluar për herë të fundit me Lillen luajti më 14 dhjetor ndaj Marseilles. Më pas mungoi për kohë të gjatë shkaku i lëndimit, ndërsa në fund të afatit kalimtar veror, iu bashkua Juventusit për 15.5 milionë euro.
Minutat e para për skuadrën e madhe italiane i pati në barazimin 4:4 ndaj Dortmundit, po në “Champions”, më 16 shtator.
Nga tetë ndeshje në total sa është paraqitur me skuadrën e madhe italiane, i ka vetëm 100 minuta lojë me “bardhezinjtë”.
Formacioni i Juventusit:
Di Gregorio, Locatelli, Kelly, Koopmeiners, Kenan Yildiz, Zhegrova, Kalulu, Miretti, McKennie, Cambiaso, David.
Formacioni i Pafosit:
Michael, David Luiz, Goldar, Bruno, Orshiq, Luckassen, Shunjiq, Dragomir, Anderson, Correia, Pepe.
