Gazeta e madhe gjermane “Bild” ka raportuar të hënën se klubi i madh gjerman, Borussia Dortmund, nuk ka hequr dorë nga sulmuesi i Hoffenheimit dhe Kosovës, Fisnik Asllani. Por sipas “Bild”, transferimi i Asllanit varet nga e ardhmja e Serhou Guirassyt dhe Karim Adeyemit.
“Një gjë është e sigurt: nëse të dy qëndrojnë, gjasat e Asllanit do të jenë të vogla. Në garë është edhe Leipzigu”, shkruan “Bild” të hënën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDy klubet e interesuara për Asllanin, Dortmund e Leipzigu, do të paraqiten në Ligën e Kampionëve në edicionin 2026/2027.
Asllani me Hoffenheimin ka kontratë deri në vitin 2029.