Futboll

Zulfiji, më i miri i xhiros

zul

Sulmuesi i Dukagjinit, Iljasa Zulfiji, është shpallur futbollisti më i mirë  i xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës.

Zulfiji shkëlqeu në fitoren 3:1 të Dukagjinit ndaj Llapit, të enjten.

"Ai hyri në ndeshje si zëvendësues dhe shënoi golin e epërsisë për skuadrën e Dukagjinit,  duke ndikuar shumë në ngritjen dhe organizimin e lojës", ka shkruar FFK-ja që edhe shpall më të mirin e xhiros.