Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll, do ta ketë përkrahjen e 900 shikuesve në ndeshjen kundër Kosovës. Kështu ka njoftuar “Blick” të hënën.
Ndeshja Kosova – Zvicra do të zhvillohet të martën nga ora 20:45 dhe është e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026. “Federata Zvicerane e Futbollit pret rreth 900 tifozë të ekipit përfaqësues në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë të martën, kur Zvicra synon të sigurojë vendin e saj në finalet e Kupës së Botës. Përveç afërsisht 600 tifozëve në seksionin mysafir, rreth 300 miq, familjar dhe mysafirë VIP do të jenë atje për të mbështetur ekipin e Murat Yakinit”, shkruan “Blick”.