Sulmuesi italian, Mario Balotelli, ka kaluar te skuadra e Genoas.
Balotelli të hënën i kompletoi testet mjekësore dhe nënshkroi kontratë njëvjeçare me klubin italian. Ai filloi menjëherë stërvitjet individuale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jam i emocionuar, u dërgoj përshëndetje tifozëve. Shihemi në stadium”, ishin fjalët e para të Balotellit pasi firmosi me Genoan.
Së fundmi Balotelli ishte pjesë e klubit nga Turqia, Adana Demirspor. Te kjo skuadër ishte deri në fund të edicionit të kaluar.
34-vjeçari në Serie A ka luajtur edhe për skuadra si Milani, Interi, Monza e Brescia. Ishte pjesë edhe e Liverpoolit, Manchester Cityt, Marseillet, Sionit dhe Nicet. Është prej lojtarëve më kontrovers të dekadave të fundit.