Legjenda e Real Madridit, Dani Carvajal, do të largohet nga klubi në verë. Këtë e konfirmoi Madridi të hënën në faqen zyrtare.
“Real Madridi dhe kapiteni Dani Carvajal janë pajtuar të përfundojnë kapitullin e mahnitshëm të bashkëpunimit në fund të këtij edicioni”, ka shkruar Madridi të hënën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCarvajal i ka luajtur 450 ndeshje me Madridin, ndërsa i ka realizuar 14 gola.
“Real Madridi shpreh mirënjohjen dhe dashurinë e madhe për një nga legjendat më të rëndësishme në historinë e klubit dhe futbollit global. Carvajal është në mesin e pesë lojtarëve që kanë fituar gjashtë kupa evropiane, duke qenë pjesë integrale e një ekipi që përcaktoi një nga epokat më të shquara të klubit tonë”, ka shkruar tutje Real Madridi.
34-vjeçari Carvajal luan mbrojtës i krahut të majtë. Ai ishte bashkuar me madrilenët që në vitin 2002. Dhjetë vjet luajti për akademinë e 13 të tjera me skuadrën e parë. Ka fituar plot 27 trofe.