Robert Lewandowski do të largohet nga Barcelona pas katër vjetësh te kjo skuadër.
Lajmin për largim nga klubi e ka bërë të ditur vetë sulmuesi polak në llogarinë e tij në Instagram, e më pas u konfirmua edhe nga Barcelona.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pas katër vjetësh me sfida dhe punë të madhe, ka ardhur koha të vazhdoj para. Largohem me ndjenjën se puna u krye me sukses: katër sezone, tre tituj. Nuk do ta harroj dashurinë e tifozëve ndaj meje. Katalunia është shtëpia ime. Ju falënderoj të gjithëve që ju njoha”, ka shkruar Lewandowski.
Ai e falënderoi edhe presidentin Joan Laporta që i dha shansin “ta përjetojë eksperiencën më të mirë në karrierë”.
Lewandowski iu bashkua Barcelonës nga Bayern Munichu në vitin 2022. Në 191 ndeshje i shënoi 119 gola dhe dhuroi 24 asistime.
Për 37-vjeçarin ka pasur interesim nga SHBA-ja, Arabia Saudite dhe në Itali nga Juventusi.