Futboll

Zyrtare: Nunezi largohet nga Liverpooli

Darwin Nunez

Sulmuesi uruguaian Darwin Nunez zyrtarisht ka kaluar nga Liverpooli tek Al-Hilali.

Klubi nga liga saudite e transferoi 26-vjeçarin për 53 milionë euro.

Nunezi iu bashkua Liverpoolit në qershor të 2022-s nga Benfica për rreth 64 milionë funte.

Ai ka shënuar 40 gola në 143 paraqitje për “Të Kuqtë”.

Largimi i tij pritet t’i japë hov përpjekjeve të Liverpoolit për ta transferuar sulmuesin suedez nga Newcastle, Alexander Isak. Newcastle e ka refuzuar tashmë një ofertë prej 110 milionë funtesh.