Tashmë është zyrtare. Portieri polak, Wojciech Szczesny do të jetë pjesë e Barcelonës edhe për dy vjet.
Barça të hënën ka konfirmuar marrëveshjen e re me portierin me përvojë.
“Marrëveshja vjen pas një stinori të shkëlqyr të portierit, pas ardhjes së papritur të tij për të mbuluar hapësirën e lënë pas lëndimit të Marc Andre ter Stegen. Barçës i duhej një portier dhe zgjodhi Szczesnyn, që u kthye nga pensionimi dhe pranoi sfidën pasi kishte varuar dorezat në verën e kaluar. Ai dëshmoi se ende është njëri prej portierëve më të mirë në Evropë”, ka shkruar Barcelona në njoftim.
35-vjeçari më parë ishte pjesë e Juventusit, Romës, Brentfordit dhe Arsenalit.