Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 27 Apr 2024

Dashi

21 mars - 19 prill

Një mik që ju ka thënë se ishte i zënë për këtë fundjavë do t’ju kontaktoj për t’ju thënë se planet kanë ndryshuar. Kjo nënkupton se ai është i lirë t’ju bashkohen pas të gjithash, dhe për shkak se mezi keni pritur ta shihni, me kënaqësi do të pranoni që të takoheni.

Demi

20 prill - 20 maj

Pavarësisht se do të dëshironit të dinit se ku qëndroni në disa fusha, disa njerëzve nuk po u ngutet që të paraqesin veten apo të japin një mendim. Do të ishte më mirë që të leni së diskutuari çështjet që kanë një ndikim në të ardhmen tuaj, deri në një datë të mëvonshme.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Shmangni thashethemet. Mbani mendimet tuaja për vete edhe kur ju kërkohen pikëpamjet tuaja. Ka disa gjëra për të cilat dëshironi të heshtni. Afër keni një ngatërrestar, i cili kënaqet shumë duke treguar sekretet e njerëzve të tjerë.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Zgjedhjet dhe mundësitë që do të vijnë në rrugën tuaj do të mbajnë larg çdo shqetësim. Një festë familjare e organizuar për këtë mbrëmje do të jetë ndryshe nga ajo që ishte planifikuar ose pritur për shkak të një shoqërie shtesë që vendos t'ju bashkohet në minutën e fundit.

Luani

23 korrik - 22 gush

Një mik, i afërm, apo një fqinj nuk e ka harruar një të mirë që ia keni bërë kohë më parë. Ai do të tregojë vlerësim për këtë, duke iu ndihmuar kur të shoh se keni nevojë për ndihmë. Një projekt që do të ndërmerrni do të kërkojë disa përpjekje të vështira dhe të qëllimshme.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Një premtim që u është bërë nga një i afërm në moshë, do të përmbushet në fund të ditës. Mund të keni të bëni me një ndryshim skenari. Nëse të vizitosh dikë të veçantë është arsye për të qenë në lëvizje, kjo do ta dyfishojë kënaqësinë tuaj.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Për të mbajtur situatën nën kontroll, duhet të qëndroni të fokusuar në qëllimet tuaja. Dikush do të përpiqet t’ju bindë që të eksperimentoni me ide të reja. Kjo mund të bëjë që gjithçka të dalë nga linja e saj. Për të qëndruar në linjë me përpjekjet e një grupi, mos e lejoni dikë tjetër që të nënvlerësojë autoritetin tuaj.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Është koha për të marrë frymë dhe për të këmbëngulur që edhe njerëzit e tjerë të ndjekin shembullin tuaj. Ju dhe një koleg i keni kushtuar shumë kohë një fushe. Puna e tepërt mund të ketë një ndikim negativ në shëndet dhe emocione dhe ju duhet të bëni diçka për këtë tani.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Ju dëshironi të arrini diku sa më shpejt të jetë e mundur dhe do të preferoni të merrni rrugën më të drejtpërdrejtë. Shikoni rrugëtimin tuaj përpara se të fillojë. Atëherë mund t'i mbani në minimum pritjet dhe vonesat. Një mik do t'ju japë disa këshilla ose informacione të ngatërruara. Mos u mbështetni tek askush përveç vetes.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Një zgjidhje që keni për të bërë do të kërkojë nga ju që të merrni në konsideratë nevojat dhe dëshirat tuaja më shumë se zakonisht. Sapo t’i kuptoni ndjenjat, do ta keni më të lehtë ta kuptoni se përse dikush i afërt dëshiron t’i bëjë disa ndryshime.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Mesazhet e përziera mund t'ju lënë të prisni të takoni dikë në një vend, ndërsa ai është duke pritur me durim diku tjetër. Për të shmangur këtë dhe përzierje të ngjashme, sigurohuni që të dyja palët t’i kuptojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e bëra. Konfuzioni mund të shmanget duke i bërë qëllimet tuaja të qarta.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Ju nuk mund të gjeni energji ose entuziazëm për të pranuar një ofertë për të vizituar dikë që nuk e keni parë prej kohësh, i cili është larguar disi larg. Më mirë të qëndroni në vendet e njohura pasi këtu do të ndiheni më rehat sot.