Pak gjëra mund ta prishin një mbrëmje jashtë më shpejt sesa momenti kur kupton se je bërë “ushqim” për mushkonjat. Këto insekte jo vetëm që janë të bezdisshme, por mund të transmetojnë sëmundje si ethet, malaria dhe virusi i Nilit, ka shkruar The Washington Post.
Sipas studiuesve, mushkonjat mbeten “insekti më i rrezikshëm në Tokë”, dhe rreziku po rritet, pasi ato po përhapen në zona të reja dhe sezoni i tyre po zgjatet për shkak të ndryshimeve klimatike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe pse është pothuajse e pamundur t’i shmangësh plotësisht, ekspertët thonë se ka disa mënyra të thjeshta dhe efektive për të reduktuar pickimet.
Mos lejo të mbetet ujë rreth shtëpisë
Kontrollo rregullisht oborrin për ujë të grumbulluar. Mushkonjat shumohen në ujë, ndaj edhe një sasi shumë e vogël, madje sa një kapak shisheje, mund të mjaftojë për të krijuar brezin e ri.
Sipas Anandasankar Ray, profesor në Molecular Cell & Systems Bio Department në Universitetin e Californias “Riverside”, i cili studion efikasitetin e preparateve kundër mushkonjave, burime të zakonshme janë vaskat për zogj, pishinat e braktisura, gomat e vjetra, gjethet ose vazot e luleve.
Përdor produkte me “Bti” nëse uji nuk mund të hiqet
Nëse ke ujë që nuk mund ta zbrazësh (p.sh. një pellg dekorativ), mund të përdorësh produkte me “Bti” (një bakter që vret larvat e mushkonjave).
“Ky përbërës është i sigurt për njerëzit, kafshët dhe insektet e tjera, por ndalon shumimin e mushkonjave”, ka thënë Laura Harrington, profesoreshë në Universitetin “Cornell”.
Apliko spërkatës kundër mushkonjave në lëkurë
Spërkatësit apo kremrat kundër mushkonjave janë një nga mënyrat më efektive për mbrojtje. Ekspertët rekomandojnë produkte që përmbajnë “DEET”, picaridin ose vaj eukalipti me limon.
“DEET” konsiderohet shumë efektiv sepse e bën më të vështirë për mushkonjat të “ndjejnë” njerëzit. Harrington ka thënë se kur përdoret si duhet, konsiderohet i sigurt edhe për fëmijët, edhe për të rriturit.
Mbulo trupin me rroba
Kur je në ambiente me shumë mushkonja, vish rroba me mëngë të gjata dhe pantallona të gjata për të reduktuar sipërfaqen e lëkurës së ekspozuar.
Gjithashtu, Jerome Goddard, profesor në Universitetin e Mississippit, ka thënë se mund të përdorësh produkte me “permetrin” për rrobat, një substancë që largon insektet dhe rrit mbrojtjen.
Përdor ventilatorë dhe spërkatës hapësinorë
Mushkonjat nuk fluturojnë mirë në erë, ndaj, sipas Harringtonit, ventilatorët mund të ndihmojnë shumë, sidomos në ballkone apo oborre.
Ekzistojnë edhe pajisje që krijojnë një “flluskë mbrojtëse” rreth teje, duke lëshuar substanca që i mbajnë mushkonjat larg.