Horoskopi ditor - 08 Jun 2025
Dashi
21 mars - 19 prillDëshira për të qenë më të kuptueshëm në disa aspekte të jetës do t’ju bëjë të ndiheni më mirë. Kjo nuk do të thotë se duhet të ikni nga përgjegjësitë, kështu që mundohuni të mendoni për disa mënyra për t’i shtuar njohuritë tuaja. Merreni hapin e parë sa më shpejt që mundeni. Mos lejoni që sfidat e vogla t’ju ndalojnë.
Demi
20 prill - 20 majNjë keqkuptim i vazhdueshëm nuk do të zgjidhet sot, dhe tensioni mes jush dhe të dashurit tuaj po ju merr shumë energji. Ky problem vetëm sa është zmadhuar edhe më shumë nga disa pyetje të rëndësishme, të cilat nuk do të kenë përgjigje të thjeshta. Mundoheni ta gjeni një gjuhë të përbashkët, pasi kjo do t’ju ndihmojë që ta tejkaloni këtë problem.
Binjakët
21 maj - 20 qershorNëse mund të dilni jashtë dhe keni lënë shumë takime me miq, atëherë kjo është mirë për ju. Keni kaluar mjaftueshëm kohë brenda katër mureve. Takimet dhe bisedat me miqtë, duke e mbajtur distancën, do t’ju japin arsye për të qeshur.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikInteresohuni për çështjet në komunitet dhe do ta keni mundësinë që t’i testoni talentet tuaja në disa fusha të reja e të ndryshme. Ka mundësi se nuk do të keni gjithçka që doni, por mund t’i zbuloni disa aftësi, që kurrë s’i keni ditur se i keni. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse bëni praktikë më shumë. Një koleg veteran, që ka qenë duke ju nënvlerësuar së fundmi, do ta kuptojë se çfarë jeni në gjendje të bëni.
Luani
23 korrik - 22 gushJeni duke bërë disa plane interesante për fundjavat e ardhshme. Një mik i ngushtë mund ta vërejë entuziazmin tuaj dhe do të duan ta dinë se çfarë po ndodh. Nuk jeni të gatshëm për t’i ndarë planet tuaja, pasi që doni që të jetë befasi. Vështirë se mund t’i mbani disa sekrete, por duhet të duroni pak, sepse shumë shpejt do t’i ndani të gjitha.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorPo bëni çmos që ta mbështetni familjen tuaj, e cila ka nevojë për ju. Kjo do t’ju japë pak hapësirë që të ikni nga vetja. Një pjesë të jetës, që nuk mund ta lini anash për të tjerët, është puna. Nuk mund t’i anashkaloni detyrat tuaja për të tjerët. Duhet të jepni llogari për veprimet tuaja në punë, në mënyrë që të jeni në hap me gjithçka.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorSa më shumë përpiqeni që ta kënaqni dikë, i cili nuk është kurrë i lumtur, aq më shumë ka gjasa se do të largoheni nga ta. Zakonisht bëni gjithçka për hir të lumturisë, por edhe ju e keni një kufi. Zënkat po ju lodhin dhe po dëshpëroheni nga sjelljet fëmijërore të një miku.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorPartneri apo kolegu juaj veçse e ka kryer një punë të cilën ju keni dashur ta bëni. Së fundmi po jeni shumë të vonshëm dhe ndoshta është koha që t’i hiqni nga vetja disa përgjegjësi. Nuk mund ta shpërfillni shëndetin tuaj dhe nëse nuk mund të mbani përgjegjësi për veten, dikush tjetër do ta bëjë për ju.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorKur kryeni një detyrë të rëndësishme, do t’ju duket sikur e keni hequr një barrë të madhe nga supet. Do të pajtoheni për çështjet kryesore gjatë një diskutimi. Idetë interesante të një kolegu do t’ju emocionojnë, por një mik do t’jua rikujtojë se bukuria është te gjërat e thjeshta.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarDo të pajtoheni të merrni punë më shumë, për shkak të numrit të vogël të stafit. Merrni frymë thellë kurdo që filloni të ndiheni keq. Krejt çfarë ju duhet të bëni është që t’i qaseni punës në mënyrë praktike. Jeni të bekuar nga natyra, për shkak se jeni shumë të aftë, kështu që suksesin e keni të garantuar.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtKeni qenë duke pritur që partneri juaj t’i japë fund një konflikti. Kur bëhet përsëri temë e bisedave një problem i së kaluarës, do të doni të largoheni. Do të ndodhë diçka që nuk e keni pritur. Do të duan që ta lënë këtë problem në të kaluarën. Do të pajtoheni me mendimin e tyre dhe do të jeni të lumtur.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsNjë person dominues në shtëpi, apo në vendin e punës, po jua shkatërron jetën. Ndiheni shumë keq kur jeni në praninë e tyre. Nuk është se po jepet e po merret mjaftueshëm në këtë lidhje, dhe nuk doni të bëni plane bashkë, për shkak se ky person do që gjithmonë t’i përkrahni idetë e tij. Ditë pas dite po i doni pak e më pak.