Ndonëse nuk ka kurë për tullacët, disa trajtime mund të ndihmojnë në ngadalësimin e rënies së flokëve dhe madje edhe rritjen e flokëve te burrat, sipas Susan Massick, një profesoreshë e dermatologjisë në Universitetin shtetëror të Ohios.
Massick tha se ajo kontrollonte shpesh pacientë për rënie të flokëve dhe të rinjtë ishin veçanërisht të shqetësuar për parandalimin. Gjëja më e rëndësishme për të mbajtur sa më shumë flokë, tha ajo, është të kujdeseni kundër rënies së flokëve herët, shkroi Insider.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMassick tha se një dietë e ekuilibruar dhe ilaçi minoxidil ishin dy metoda që ajo do t'u rekomandonte pacientëve për t’i ndihmuar në trajtimin e rënies së flokëve dhe tullaacisë te burrat.
Një dietë e ekuilibruar e pasur me proteina dhe hekur mund të ndihmojë
Massick tha se ndërsa humbja e flokëve mund të vijë nga stresi dhe një sëmundje autoimune e quajtur “alopecia areata”, shumica e pacientëve të saj kishin tullaci të tipit mashkullor. Sipas Cleveland Clinic, 25% e meshkujve do të vërejnë rënien e flokëve para moshës 21 vjeç dhe 70% do të përjetojnë rënie të flokëve ndërsa plaken.
Tullaci i tipit mashkullor shkaktohet nga hormoni dihidrotestosterone, ose DHT, tha Massick, i cili bën që flokët të hollohen dhe të bien më lehtë.
Një dietë e ekuilibruar e pasur me proteina dhe hekur që gjendet në ushqime si vezët, spinaqi, mish viçi, qiqrat, farat e kungullit dhe fasulet e zeza, për shembull, do t'ju ndihmojë të mbani flokët tuaj të shëndetshëm dhe të fortë, tha Massick.
Debra Jaliman, dermatologe, tha se kur trupi nuk merr mjaftueshëm proteina, proteina që konsumohet shpërndahet në funksionet thelbësore të trupit, të cilat nuk përfshijnë rritjen e flokëve.
Sa më pak stres në flokët tuaj
Massick tha se duhet të shmangni tensionin në flokët tuaj sa herë që është e mundur; Stilet e flokëve, zgjatimet dhe drejtimi i flokëve mund të ushtrojnë stres në flokët tuaj që mund t'i bëjnë me më shumë gjasa të bien.
Minoxidili mund të ndihmojë në parandalimin e rënies së flokëve kur përdoret rregullisht
Minoxidil është një ilaç pa recetë për të cilin Missack tha se ishte treguar se ndihmon në parandalimin e rënies së flokëve dhe, në disa raste, rikthimin e flokëve të humbur.
Ajo tha se pjesa më e rëndësishme e përdorimit të ilaçit ishte qëndrueshmëria.