Horoskopi ditor - 14 Jun 2025
Dashi
21 mars - 19 prillEdhe sot vazhdoni të jeni shumë të dukshëm. Megjithatë, është fundi i javës dhe koha e përkryer për t’u kujtuar se viti që vjen do t’ju sjellë përfitime në fushën e pasurive të paluajtshme dhe vendbanimit. Do të shpërnguleni në një vend më të mirë ose do ta përmirësoni shtëpinë ku jetoni tani.
Demi
20 prill - 20 majShfrytëzoje çdo mundësi për të mësuar diçka të re sot. Ndërkohë, po hyni në një periudhë dyvjeçare, ku do të filloni të hiqni dorë nga gjërat që nuk ju duhen më në jetë.
Binjakët
21 maj - 20 qershorSot e keni mendjen te çështjet financiare, ndoshta taksat, borxhet ose pronësia e përbashkët. Megjithatë, në planin afatgjatë - mbani mend se këtë vit do të pasuroheni.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikBëni një përpjekje për të ruajtur marrëdhënie të mira me të tjerët sot, edhe nëse duhet të bëni më shumë se gjysmën e rrugës për të takuar dikë. Nuk është ndonjë gjë e madhe. Fundja, Jupiteri ka hyrë në shenjën tuaj për herë të parë pas 12 vjetësh, duke ju sjellë fat të mirë dhe më shumë vetëbesim këtë vit. Ju jeni yll!
Luani
23 korrik - 22 gushSot është një ditë e shkëlqyer për të biseduar me shefa dhe figura autoritare. Gjithashtu, mund t’ju duhet ta ndihmoni dikë sot. Në planin më të gjerë, jeni duke u përgatitur për një sukses të madh për rreth dy vjet. Mos harroni: gjithçka ka të bëjë me përgatitjen dhe arritjen e performancës së duhur.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorKjo është një ditë lozonjare dhe argëtuese për ju. Nuk është për t’u habitur, duke qenë se po hyni në një periudhë dymbëdhjetëmujore me rritje të popullaritetit. Po, këtë vit të gjithë duan t’ju shohin. Por, personalisht, idealizmi juaj do të zgjohet.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorSot mund të ndiheni që doni të pushoni pak. Megjithatë, është inkurajuese të dini se Jupiteri me fat ka lëvizur në krye të hartës suaj astrologjike, ku do të qëndrojë për 12 muajt e ardhshëm duke ju bërë të dukeni të suksesshëm dhe me autoritet në sytë e të gjithëve. (Pamja është gjithçka)
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorSot jeni të etur të flisni me të tjerët, sepse doni t’i shprehni idetë tuaja. (Nuk doni të humbni kohë me biseda të kota.) Ndoshta e ndjeni se po hyni në një vit me më shumë mundësi për të udhëtuar dhe për të mësuar – dhe keni të drejtë.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorSot po mendoni për vlerat tuaja, për rrjedhën e të ardhurave dhe për pronat që keni. Kjo është e përshtatshme, sepse në 12 muajt e ardhshëm mund të trashëgoni diçka, ose të pasuroheni në mënyrë indirekte përmes pasurisë së dikujt tjetër. Situata juaj praktike dhe financiare do të përmirësohet.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarHëna ndodhet në shenjën tuaj për ditën e dytë radhazi, duke e rritur fatin tuaj të mirë. Ju inkurajon fakti që në 12 muajt e ardhshëm të gjitha marrëdhëniet tuaja do të përmirësohen. Në fakt, kjo është periudha më e mirë në më shumë se një dekadë për të hyrë në martesë! Sa bukur!
Ujori
janar 20 - 18 shkurtEdhe pse kjo është një periudhë lozonjare për ju, sot mund të dëshironi të qëndroni pak më të tërhequr. Nëse është e mundur, merrni pak kohë për të menduar për faktin se në 12 muajt e ardhshëm mund ta përmirësoni punën që keni, ose të gjeni një më të mirë. Gjithashtu, do ta përmirësoni shëndetin. Bonus i madh!
Peshqit
19 shkurt - 20 marsKjo është një ditë e mirë për ta filluar planifikimin e pushimeve emocionuese, që mund të ndodhin këtë vit për shenjën tuaj. Kjo sepse 12 muajt e ardhshëm do t’ju japin guximin për të qenë vetvetja. Romanca dhe potenciali juaj krijues do të shkëlqejnë!