Horoskopi ditor - 25 Jul 2025

Dashi

21 mars - 19 prill

Ish-partnerët mund të rikthehen në jetën tuaj, qoftë fizikisht apo në mendime dhe ëndrra. E nëse jeni prindër, tregoni durim me fëmijët për t’i shmangur shpërthimet emocionale apo zemërimet.

Demi

20 prill - 20 maj

Ecni me kujdes sot, sepse mund të lindin mosmarrëveshje me familjarët, sidomos me prindërit. Ju nuk keni nevojë për këtë tension. Ka gjasa që të afërm t’ju vijnë në shtëpi, të qëndrojnë gjatë.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Kujtoni se durimi është ilaçi më i mirë kundër zemërimit. Marrëdhëniet me vëllezërit, motrat dhe fqinjët mund të bëhen të tensionuara dhe të çojnë në debate. Kujdes edhe gjatë drejtimit të makinës. Merrni frymë thellë dhe relaksohuni.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Sot mund të debatoni për para, sende personale ose borxhe të papaguara. Vëmendja juaj është te pasuria juaj personale dhe vlerat që i keni. Kujdes nga kthimi i temave të vjetra që mund të krijojnë tension. Qëndroni të qetë.

Luani

23 korrik - 22 gush

Sot Dielli është përballë Plutonit, gjë që mund të sjellë përplasje me të tjerët. Mund të përballeni me prishje marrëdhëniesh, pasi dikush mund t’jua shprehë ankesat. Gjithashtu, mund të prishet ndonjë pajisje teknologjike. Kujdes.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Merreni shtruar sot. Mund të ndiheni të mërzitur për diçka, por të mos jeni në gjendje ta shprehni. Kjo mund të çojë në zemërim të fshehtë. Mos reagoni menjëherë. Fatmirësisht, marrëdhëniet me prindërit dhe eprorët janë të qeta dhe mbështetëse.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Sot duhet të jeni të kujdesshëm kur komunikoni me miqtë ose grupet, sepse mund të lindin përplasje për shkak të mendimeve të ndryshme. Miq të vjetër mund të rikthehen në jetën tuaj. Qëndroni të ftohtë dhe të matur.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Përpiquni ta ruani qetësinë dhe shmangni përplasjet me prindërit, shefat ose personat me autoritet. Mund të tundoheni të mbani qëndrim të ashpër, por çfarë do të fitoni? Vetëm do ta përkeqësoni situatën. Mos harroni: një buzëqeshje kryen më shumë punë se sa një përplasje.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Shmangni bisedat për tema të ndjeshme sot, sepse mund të shpërthejnë debate. Njerëzit janë të mbushur me emocione dhe duan t’i bindin të tjerët për mendimet e tyre. Mos shkoni në vende të rrezikshme dhe kujdes me pajisjet, sepse mund të prishen.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Mund të lindin përplasje për çështje parash ose prona personale. Mos u sillni keq me personat me autoritet, por as mos lejoni që t’ju shkelin. Shmangni zonat e rrezikshme dhe mbajeni qetësinë. Kujdesuni për gjërat tuaja.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Marrëdhëniet me të tjerët mund të bëhen shumë intensive. Sot është një ditë tipike kur një lidhje mund të përfundojë për shkak të një zënke. Shmangni këtë nëse mundeni. Ish-partnerët mund të rikthehen dhe t’jua ngatërrojnë mendjen. Mendoni për të mirën tuaj dhe të të tjerëve.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Sot mund të lindin probleme në punë, me shëndetin ose me një kafshë shtëpiake. Gjithashtu, pajisjet mund të prishen. Dikush mund t’ju vendosë përballë një përplasjeje, dhe mund të ndiheni të detyruar ta mbroni veten. Por kujdes, kjo nuk garanton fitore. Shmangeni agresivitetin.