Aktorja Penelope Cruz ka zbuluar se do të përpiqet më në fund të marrë patentën e shoferit, tani kur është 52-vjeçare, pasi mori dhuratë një makinë nga miku i saj, këngëtari i grupit U2, Bono.
Gjatë emisionit në YouTube “Hot Ones”, Cruz ka treguar se nuk ka drejtuar kurrë makinë, pasi vuan nga një frikë e madhe ndaj drejtimit, ka shkruar FemaleFirst.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Miku im Bono më dhuroi një makinë për ditëlindjen e fundit. Kjo është shtysa më e madhe për ta bërë më në fund. Si ka mundësi të të dhurojë Bono një makinë dhe ti të mos marrësh patentën? Tani po mendoj seriozisht për këtë, por kam një frikë shumë të madhe. Sa herë hip në makinë, mendoj: ‘Mirë, a do të arrijmë në destinacion apo jo?’”, ka thënë ajo.
Aktorja ka shtuar se beson se kjo është një fobi e vërtetë, pasi edhe udhëtimet e shkurtra me makinë i shkaktojnë ankth.
“Mendoj se kjo ka edhe një emër. Kohët e fundit kanë gjetur një term për këtë, sepse ka shumë njerëz që e përjetojnë të njëjtën gjë”, u shpreh ajo.
Cruz ka treguar më herët se kjo frikë lidhet me një ngjarje traumatike nga fëmijëria. Kur ishte tetë ose nëntë vjeç, pa motrën e saj, Monica, të goditej nga një makinë.
“Mbaj mend se kishte veshur një pallto të kuqe. Për mua koha u ndal. Ishte një traumë e madhe, sepse e pashë duke humbur ndjenjat. Në spital u thosha njerëzve: ‘Sapo e goditi një makinë motrën time’”, ka kujtuar aktorja.
Edhe bashkëshorti i saj, aktori Javier Bardem, ka pranuar se pothuajse nuk nget makinë.
“Është qesharake, duke pasur parasysh se asnjëri prej nesh nuk drejton makinë. Penelope nuk nget fare, ndërsa unë mezi di ta ngas. Nuk e di pse është kështu”, ka thënë ai.