Horoskopi ditor - 27 Jul 2025

Dashi

21 mars - 19 prill

Ndiqni udhëzimet që i keni shkruar në një letër për punët që do t’i bëni gjatë ditës. Gabimet shmangen, kur jeni të kujdesshëm. Një punë në grup do të ecë mirë, kur mundoheni të mos mbesni prapa në asnjë punë që bëni. Përfundimisht, do të jeni përgjegjës që të krijoni sa më shumë mundësi, të cilat do t’ju ndihmojnë.

Demi

20 prill - 20 maj

Po shpërqendroheni shumë lehtë dhe do të ndikoheni shumë nga stimulimet që ju vijnë nga jashtë. Nëse jeni duke hulumtuar, mësuar apo duke punuar në një detyrë të vështirë, shmanguni vendeve të zhurmshme. Po qe se po punoni në një mjedis që mund të jetë i rrezikshëm për ju, atëherë kontrollohuni rregullisht te mjeku.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Një koleg do të kërkojë që t’i ndihmoni. Rrallëherë i ktheni njerëzit mbrapsht, por duhet ta dini se sa shumë do t’ju marrë kohë para se të pranoni. Tregohuni të kujdesshëm dhe inkurajoni të tjerët për t’u marrë vetë me punët e tyre. Nuk duhet t’i kenë sytë gjithmonë nga ju.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Do të përfitoni të gjithë nga disa burime. Një projekt në komunitet do të jetë mundësia për të cilën keni qenë duke pritur, për t’i ndarë disa ide që do ta zbukurojnë lagjen tuaj. Kontrolloni gjërat nga dy herë, nëse nuk mund t’i mbani në mend datat apo detajet. Një fqinj në moshë do t’ju ndihmojë me disa gjëra që janë të reja për ju.

Luani

23 korrik - 22 gush

Jepni vetes kohë për të menduar, kur kërkohet mendimi juaj në një situatë të vështirë. Disa probleme në punë ose në shtëpi do t’i mbulojnë të gjitha këto gjëra. Nuk doni të përfshiheni dhe ekziston mundësia se kjo situatë do të zgjidhet pa ndërhyrjet tuaja. Kjo gjë do t’ju çlirojë sepse nuk do të keni nevojë t’i shfaqni mendimet tuaja.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Njerëzit e pavendosur do ta shtojnë edhe më shumë tensionin që po e vëreni. E keni shumë të vështirë që të relaksoheni, kur po ndodhin gjëra që po ju stresojnë. Do të donit ta keni hapësirën tuaj private apo të rrini vetëm me njerëzit që ju kuptojnë. Flisni për problemet tuaja sepse kjo gjë do t’ju ndihmojë shumë.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Njerëzit e tjerët po fillojnë ta shohin talentin tuaj të mrekullueshëm për të bërë shaka. Në vend se të tregoheni kokëfortë dhe të vendosur për t’i bërë gjërat sipas mënyrës suaj, po i inkurajoni të tjerët që të veprojnë ashtu siç po mendojnë se është e duhura. Jeni të lodhur duke qenë gjithmonë ai personi serioz dhe ndonëse kjo gjendje nuk do të zgjasë edhe shumë, do të kënaqeni përderisa jeni të tillë.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Po brengoseni tepër shumë se nuk jeni mjaftueshëm të mirë për një detyrë të re. Por vetëm ju po mendoni kështu. Njerëzit e tjerë do t’ju tregojnë se kanë besim të plotë te aftësitë tuaja. Arsyeja pse po shqetësoheni është se nuk doni t’i zhgënjeni të tjerët. Sapo të nisni punën, do ta shihni se jeni tepër shumë të aftë për këtë pozitë.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Asgjë nuk shkon edhe mirë në herën e parë. Grindjet në vendin e punës do të ndikojnë që të ngecin punët. Obligimet në punë do t’i prishin planet me familjen. Do të mund t’ju duket se po sa më shumë po mundoheni, aq më shumë po dështoni. Mos u dorëzoni. Shumë shpejt do të ketë rezultate të mira.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Do të mendoni se keni mundur që diçka ta kishit bërë më ndryshe. Madje do të kishit dashur të mos ta kishit bërë fare. Kthimi në retrospektivë nuk mund t’i ndryshojë gjërat që veçse kanë ndodhur, por mund t’ju mësojë që të mos i bëni gabimet e njëjta dy herë. Kështu që më së mirë është që të mësoni nga e kaluara.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Biseda e hapur dhe e sinqertë sqaron gjithçka. Një mik i ngushtë apo partneri juaj do ta vlerësojë sinqeritetin dhe nuk do të mund t’i fshihni mendimet dhe ndjenjat që keni. E keni vërejtur se në të kaluarën keni lënë shumë gjëra pa thënë dhe nuk doni ta bëni të njëjtin gabim. Këtë herë keni vendosur që të flisni pa dorëza.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Nuk do ta keni problem që të bëni diçka vullnetarisht sepse askush tjetër nuk do ta bëjë. Kjo detyrë nuk do të jetë edhe aq interesante, por as e vështirë. Një person do të jetë i lumtur që do t’ia lërë në dorë dikujt tjetër këtë punë. Marrëdhëniet me të tjerët janë goxha mirë.