Horoskopi ditor - 22 Jul 2025

Dashi

21 mars - 19 prill

E sotshmja premton zbavitje, dalje argëtuese, ngjarje sportive dhe kohë lozonjare me fëmijët. Romanca do të jetë e bekuar! Ndërkohë, marrëdhëniet familjare sot janë pozitive. Ditë e shkëlqyer për të pritur mysafirë në shtëpi.

Demi

20 prill - 20 maj

Sot ndiheni optimistë dhe të sigurt, ndaj tingëlloni pozitivë dhe inkurajues për të tjerët. Ditë e mirë për ata që merren me shitje, marketing, mësimdhënie, aktrim dhe shkrim. Ndër të tjera, vëmendja e juaj do të zhvendoset te shtëpia dhe familja për javët e ardhshme.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Vendosni rripin e sigurisë, sepse ritmi i ditëve tuaja do të përshpejtohet për katër javët e ardhshme. Papritur, keni gjëra për të bërë, njerëz për të parë dhe vende për të vizituar. Pritet një përfshirje më e madhe me miq, fqinj dhe të afërm. Ndërkohë, kërkoni mënyra për të rritur të ardhurat tuaja sot – sepse mundeni.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Kjo është një ditë pozitive, e cila rrjedhimisht do të krijojë ndjenja mirëqenieje dhe bujarie ndaj të tjerëve. Sot do të merrni çfarë jepni, sidomos në aspektin e mirësisë dhe mbështetjes. Është gjithashtu ditë e shkëlqyer për të punuar me publikun.

Luani

23 korrik - 22 gush

Sot do të rritet vetëbesimi dhe energjia juaj. Në fakt, është koha juaj për të rimbushur bateritë për pjesën tjetër të vitit! Përveç kësaj, sot keni një ndjenjë të fortë mirëqenieje dhe përmbushjeje.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Ditë e mirë. Shijoni ndërveprimin me publikun. Kjo është një ditë e shkëlqyer për të bashkëvepruar me klube, grupe dhe organizata, sepse do të krijoni lehtësisht një atmosferë shoqërore me të tjerët. Qëllimet tuaja për të ardhmen janë ambicioze dhe optimiste. Besoni te vetja.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Sot lini një përshtypje të shkëlqyer tek të tjerët, sidomos te publiku. Falë kësaj, mund t’i bindni të tjerët të pajtohen me pikëpamjet tuaja. Në fakt, katër javët e ardhshme do të jenë shumë shoqërore për ju.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Sot dhe për katër javët në vazhdim do të përmirësohet reputacioni juaj në sytë e të tjerëve. Në kuptimin figurativ, ju vendosni në një “dritë reflektori” që ju bën të dukeni mirë. Sot planet për udhëtime dhe botime duken premtuese.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Në katër javët e ardhshme dëshira për të udhëtuar do të jetë më e fortë se kurrë. Bëni plane për të bërë diçka ndryshe. Të paktën jini turistë në qytetin tuaj. Ndërkohë sot është një ditë e shkëlqyer për negociata financiare.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Marrëdhëniet me partnerët dhe miqtë e ngushtë, si dhe me publikun janë të mira sot. Dikush mund të propozojë plane emocionuese që fillimisht duken të mëdha e të pamundura. Për katër javët e ardhshme përpiquni të mbyllni çështjet e vjetra me taksat, borxhet dhe pronën e përbashkët.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Udhëtimet në lidhje me punën janë të mundshme për shumë prej jush sot. Ndërveprimet me kolegët janë pozitive dhe përfituese për të dyja palët. Njëkohësisht kini parasysh se do t'ju duhet më shumë gjumë dhe pushim në katër javët në vijim.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Kjo është një ditë lozonjare dhe argëtuese. Pranoni ftesat për festa. Gjatë katër javëve të ardhshme do të punoni shumë dhe do të jeni sa më efikas që të jetë e mundur, sepse doni t’i përfundoni detyrat. Keni një agjendë dhe jeni seriozë.