Horoskopi ditor - 21 Jul 2025

Dashi

21 mars - 19 prill

Dy rryma kontradiktore janë të pranishme sot. Nga njëra anë, bisedat tuaja me të tjerët do të jenë të këndshme dhe diplomatike. Do ta vlerësoni po ashtu bukurinë përreth jush në jetën e përditshme. Mirëpo, çështjet e lidhura me punën mund t’ju bezdisin.

Demi

20 prill - 20 maj

Nëse bëni pazar sot, do tundoheni të blini gjëra të bukura dhe elegante për veten dhe të dashurit tuaj. Megjithatë, çështjet financiare me fëmijët ose një partner romantik mund t’ju krijojnë bezdi. Kini durim!

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Sot është një ditë të shkëlqyer për t’u shoqëruar. Ndiheni të gëzuar dhe të hapur! Në fakt, për shkak se rrezatoni ngrohtësi dhe emocion ndaj të tjerëve, ata do të ndihen të tërhequr nga ju dhe do të shijojnë shoqërinë tuaj (Megjithatë, mund të mos jeni të një mendjeje me ndonjë anëtar të familjes).

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Disa prej jush janë të magjepsur nga një lidhje dashurie sekrete tani. Për disa të tjerë mund të jetë simpati e fshehtë? Të gjithë kemi gjëra të vogla që mund ta bëjnë ditën tonë më interesante – ose jo. Ndërkohë, kini durim me kontaktet e përditshme, sidomos me motrat, vëllezërit apo të afërmit që mund t’ju bezdisin. Qetësi.

Luani

23 korrik - 22 gush

Do të kënaqeni duke biseduar me miqtë dhe anëtarët e grupeve sot, sidomos me njerëz krijues e artistikë. Megjithatë, mund të përfshiheni në debat për financat, rrjedhën e parasë, ose për çështje që lidhen me diçka që zotëroni.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Sot dy rryma të ndryshme mund të ndikojnë në mënyrën se si silleni me prindërit, shefat apo figurat e autoritetit. Nga njëra anë, do të lini përshtypje të mirë. Marrëdhëniet do të jenë të ngrohta dhe mbështetëse. Megjithatë, dikush mund të thotë diçka që nxit debat. Merreni shtruar.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Planet për udhëtime ju tërheqin sepse dëshironi të shkoni diku në një ambient të këndshëm, mundësisht me shërbim komod. Mund të nisë ndonjë romancë apo flirtim me dikë tjetër. Mirëpo shmangni temat e ndjeshme nëse nuk doni të përfshiheni në polemika!

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Sot mund të lindin mosmarrëveshje rreth pronave të përbashkëta, trashëgimive, taksave apo borxheve. Ecni me kujdes. Fatmirësisht, gjithçka mund të përfundojë në favorin tuaj sepse sot keni përparësi financiare. Ndërkohë, romanca është e zjarrtë dhe pasionante!

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Në përgjithësi, marrëdhëniet me partnerët dhe miqtë e ngushtë janë të ngrohta dhe miqësore sot. Megjithatë, përplasja me një figurë autoriteti, ndoshta një prind, shef apo edhe me policinë, mund t’ju prishë ditën. Mos e nënvlerësoni fuqinë e mirësjelljes.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Kjo është ditë produktive, sidomos sepse kolegët janë mbështetës dhe të gatshëm të ndihmojnë. Disa prej jush mund të shohin mënyra për ta bërë më tërheqës ambientin e punës. Të tjerë mund të përjetojnë një flirtim apo marrëdhënie romantike në punë? Megjithatë, shmangni debatet. Qëndroni të qetë.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Kjo është një ditë e mrekullueshme për aktivitete argëtuese me fëmijët, për të shijuar artin, sportet, daljet shoqërore interesante dhe mbi të gjitha – romancat e ndryshme. Planifikoni për momente të bukura. Ish-partnerët mund të rikthehen në skenë. Kini durim me debatet rreth shpenzimeve dhe përgjegjësive të përbashkëta.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Kjo është një ditë e shkëlqyer për të pritur mysafirë në shtëpi. Është gjithashtu një ditë e mrekullueshme për të eksploruar ide dekorimi apo për të ndjekur shtysa krijuese për ta bërë ambientin tuaj më të bukur. Kini durim me partnerët dhe bashkëshortët.