Horoskopi ditor - 10 Nov 2021
Dashi
21 mars - 19 prillNjë koleg do të kërkojë nga ju t’ia bëni disa ndere. Rrallëherë i ktheni njerëzit mbrapsht, por duhet ta dini se sa shumë ju merr kohë para se të zhyteni në këtë punë. Tregohuni të kujdesshëm dhe inkurajoni të tjerët për t’u marrë vetë me punët e tyre. Nuk duhet të presin gjithçka nga ju.
Demi
20 prill - 20 majDo të përfitoni të gjithë nga disa burime. Një projekt në komunitet do të jetë mundësia për të cilën keni qenë duke pritur, për t’i ndarë disa ide që do ta përmirësojnë lagjen tuaj. Kontrolloni gjërat për të dytën here, nëse nuk mund t’i mbani në mend datat apo detajet që i keni bërë. Një fqinj i vjetër do t’ju ndihmojë me disa gjëra të reja.
Binjakët
21 maj - 20 qershorNdiqni udhëzimet që i keni shkruar në një letër për punët që do t’i bëni gjatë ditës. Mund t’i shmangni gabimet, kur jeni të kujdesshëm. Një situatë grupore do të rrjedhë mirë, kur nuk doni të ngecni në asnjë punë që bëni. Përfundimisht, do të jeni përgjegjës që të krijoni sa më shumë mundësi, të cilat do t’ju ndihmojnë.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikPo shpërqendroheni shumë lehtë dhe do të jeni shumë të ndjeshëm ndaj stimulimeve që ju vijnë nga jashtë. Qoftë nëse jeni duke hulumtuar, mësuar apo duke punuar në një detyrë të vështirë, shmanguni vendeve të zhurmshme. Nëse jeni duke punuar në një mjedis që mund të jetë i rrezikshëm për ju, atëherë bëni kontrolle të rregullta mjekësore.
Luani
23 korrik - 22 gushTë tjerët po fillojnë ta shohin aftësinë tuaj të mrekullueshme për të bërë shaka. Në vend se të tregoheni kokëfortë dhe të vendosur për t’i bërë gjërat sipas mënyrës suaj, po i inkurajoni të tjerët që t’i bëjnë gjërat që mendojnë se janë të duhurat. Jeni të lodhur duke qenë gjithmonë ai personi serioz dhe ndonëse kjo gjendje nuk do të zgjasë edhe shumë, do të kënaqeni përderisa jeni të tillë.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorPo brengoseni tepër shumë se nuk jeni mjaftueshëm të mirë për një detyrë të re. Por, vetëm ju po mendoni kështu. Njerëzit e tjerë do t’ju tregojnë se kanë besim të plotë tek aftësitë tuaja. Arsyeja pse po shqetësoheni është se nuk doni t’i zhgënjeni njerëzit. Sapo të nisni punën, do ta shihni se jeni tepër shumë të aftë për këtë pozitë.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorMundohuni të fitoni kohë kur kërkohet mendimi juaj në një situatë të sikletshme. Disa probleme në punë ose në shtëpi do t’i mbulojnë të gjitha këto gjëra. Nuk doni të përfshiheni dhe ekziston mundësia se kjo situatë do të zgjidhet pa ndërhyrjet tuaja. Kjo gjë do t’ju çlirojë, pasi nuk do të keni nevojë t’i thoni mendimet tuaja.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorNjerëzit e pavendosur do ta shtojnë edhe më shumë tensionin që po e vëreni. E keni shumë të vështirë që të relaksoheni, kur po ndodhin situata stresuese. Do të donit ta keni hapësirën tuaj private apo të rrini vetëm me ata njerëz që ju kuptojnë. Flisni për problemet tuaja, pasi kjo gjë do t’ju ndihmojë shumë.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorAsgjë nuk shkon edhe aq mirë në herën e parë. Grindjet në vendin e punës do ta ndalojnë përparimin. Obligimet në punë do t’i prishin planet me familjen. Do të mund t’ju duket se po bëni një hap përpara e dy prapa. Mos u dorëzoni. Shumë shpejt do të filloni t’i shihni rezultatet.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarDo të kishit dashur që diçka ta kishit bërë më ndryshe. Madje, do të kishit dashur mos ta kishit bërë fare. Retrospektiva nuk mund t’i ndryshojë gjërat që veçse kanë ndodhur, por mund t’ju mësojë që të mos i bëni gabimet e njëjta dy herë. Pasi që jeni në këtë situatë reminishence, sigurohuni që të mësoni nga e kaluara.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtGjërat do të qartësohen pas një diskutimi të hapur. Një mik i ngushtë apo partneri juaj do ta vlerësojë sinqeritetin dhe nuk do të ndiheni të detyruar që t’i fshihni mendimet dhe ndjenjat që keni. E keni vërejtur se në të kaluarën keni lënë shumë gjëra pa thënë dhe nuk doni ta bëni të njëjtin gabim.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsNuk do t’ju pengojë ta bëni një punë në mënyrë vullnetare, pasi askush tjetër nuk do ta bëjë. Kjo detyrë nuk do të jetë edhe aq interesante, por as e vështirë. Dikush do të jetë i lumtur kur ia lë në dorë këtë punë. Raportet tuaja me të tjerët janë duke shkuar goxha mirë.