Horoskopi ditor - 11 Nov 2021
Dashi
21 mars - 19 prillNdiheni të lehtësuar kur i bëni gjërat sipas mënyrës suaj. Më në fund keni mundësi të liroheni nga një grup shtypës. Hyni në një rrugë të re dhe do të ndiheni shumë të lumtur. Mos u befasoni kur të bëheni magnet dashurie. Keni një partner romantik? Përfitoni nga rasti të aranzhoni disa pushime së bashku. Vizitoni një resor bregdetar, sepse do të riktheni pasionin mes jush. Mund të jetë e pamundshme t’i mbani duart larg njëri-tjetrit gjatë këtij udhëtimi.
Demi
20 prill - 20 majDo të mësoni shumë gjëra të rëndësishme nga një mësimdhënës, që po ju inkurajon. Kurdo që keni të bëni me një koncept, kërkoni sqarime. Instruktori juaj do të ndihet i lumtur t’ju japë ndihmë kurdo që ju duhet. Ai ka besim në aftësitë tuaja, gjë që rrit edhe vetëbesimin tuaj. Në të kaluarën, jeni akuzuar që keni qenë person që mëson ngadalë. Nuk duhet ta merrni këtë si ofendim. Kur ju ndani kohë për të marrë informata, asnjëherë nuk i harroni ato. Tregoni durim dhe kuptoni se më në fund do t’ia dilni mbanë.
Binjakët
21 maj - 20 qershorE keni shumë lehtë të shkëlqeni. Idetë e mira rrjedhin prej jush si uji në lumë. Nëse keni qenë duke zhvilluar një shpikje, është mirë ta patentoni. Jeni të sigurt që do të tërhiqni shumë investitorë, që e shohin se kjo ide ia vlen. Po kërkoni punë? Një pozitë në një kompani që vlerëson kreativitetin është më e mira për ju. Njerëzit me të cilët punoni menjëherë do ta vërejnë qasjen tuaj inovative. Do t’ju ofrohet një vend në ekip para se të përfundojë intervistimi.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikPo ndiheni mrekullueshëm. Gjithçka po shkon sipas planit, sidomos në dashuri. Kaloni më shumë kohë me njeriun që e doni dhe bëheni më optimistë për të ardhmen. Kurdo që jeni bashkë, ndiheni të pamposhtur. Jeni beqarë? Do ta gjeni dashurinë në një festë. Trajtojeni veten mirë duke blerë rroba që ju theksojnë linjat. Nëse nuk jeni të sigurt se çfarë ju përshtatet, kërkoni ndihmën e një miku që do t’ ju drejtojë kah ngjyrat e stilet më të mira.
Luani
23 korrik - 22 gushPërjetimet vetmitare ju sjellin kënaqësi të mëdha. Keni mundësi të mirë të lexoni, të shpikni receta gatimi apo të dëgjoni muzikë. Ndaleni telefonin mobil dhe rrini larg nga mediat sociale. Është lehtë të hyni në drama të kota. Bisedat që ju humbin kohë do të ju marrin energji. Do të ndiheni shumë më mirë nëse fokusoheni krejtësisht në aktivitete që vënë në pah anën tuaj kreative. Mos u befasoni nëse inspiroheni të shkruani libër, ta kompozoni një këngë apo të dizajnoni kopshtin.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorKaloni më shumë kohë me miqtë që të keni qasje të re mbi jetën. Kohëve të fundit e keni vënë gjithë energjinë në punë. Kjo ju ka bërë të ndiheni të lodhur dhe të shqetësuar. Ndërrojeni pak orarin e punës dhe ndani më shumë kohë për argëtim. Shkoni në një koncert apo shfaqje me njerëzit tuaj të preferuar, sepse do të jetë ndryshim i mirëseardhur. Në fillim do të preokupoheni me gjithë punën që keni humbur. Pas disa momentesh do të ndiheni mirë, duke qeshur dhe duke bërë shaka me grupin.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorJu shpaguhet kur i shërbeni publikut. Nëse puna juaj nuk përfshin pritjet e të tjerëve, gjeni një mënyrë për të qenë të dobishëm. Shërbeni ushqim për njerëzit e pastrehë, pastroni vendet e një strehimoreje kafshësh apo ujitni kopshtin e ndonjë fqinji. Mos ia vini veshin disa kritikave cinike, që mendojnë se përpjekjet tuaja filantropike janë të kota. Nëse filloni të mendoni kësisoj, do ta largoni veten prej eksperiencave të mira.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorNjë rast për të udhëtuar do t’ju vijë shpejt. Do të ndiheni shumë mirë kur ta keni shansin ta ndërroni pak skenarin. Ndani ca para për suveniret e bukura që s’mund t’i blini diku tjetër. Blini vepra arti dhe punëdore nga artizanët lokalë, sepse do të bëni një koleksion të vlefshëm. Nëse duhet të rrini në shtëpi, bëni disa udhëtime imagjinare. Merrni filma me qira, që janë realizuar në vende ekzotike. Lexoni libra, që ju ofrojnë gjëra që keni ëndërruar qysh nga fëmijëria.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorS’mund ta përmbani pasionin. Nëse keni simpati për dikë, është koha ta deklaroni dashurinë. Do të ndiheni mirë kur të mësoni që kjo ndjenjë është e dyanshme. Keni partner? Aranzhoni një takim intim me të dashurin. Shkoni në një vend privatisht që të ndërroni ambient. Jeni lodhur duke shkuar nga shtëpia në punë dhe anasjelltas. Kur merreni më shumë me anën tuaj sensuale do të keni ndryshime pozitive.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarFalë ndihmës së mikut të ngushtë apo partnerit, do të mund ta realizoni një ëndërr të kamotshme. Vini gjithë energjinë në çështje praktike. Edhe një person që ka ultra-përgjegjësi si ju ka të drejtë të ëndërrojë për vete. Duke u fokusuar në qëllimet tuaja, do të mund ta blini një shtëpi, të krijoni familje apo të futeni në një stil tjetër jetese. Kurdo që kuraja bie, mbështetuni te personat e dashur.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtPuna e madhe i ka shpërblimet e veta. Është mirë të shihni rezultatet e punës, që e keni pritur me entuziazëm. Një profesionist me ndikim admiron shkathtësitë tuaja. Mos u befasoni kur t’ju ftojnë të punoni me ta. Në fillim nuk do të ju duket shumë interesante të jeni asistentë të dikujt. Më me dëshirë do ta merrni një pozitë më të dalluar. Por është mirë ta pranoni, sepse kjo do të jetë përkohësisht dhe ju do ta keni mundësinë të mësoni shumë aty.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsDo të fitoni famë për hir të talentit tuaj kreativ. Është koha e duhur ta tregoni punën tuaj në publik. Njerëzit admirojnë stilin tuaj dhe do t’ju kërkojnë të bëni gjëra veçanërisht për ta. Këto honorare do t’ju sjellin para shtesë. Vini mënjanë këto para në një llogari kursimesh. Pas disa punësh, do të mund të keni para për ta trajtuar veten me komoditet. Përmbusheni dashurinë tuaj për orendi dhe vepra pune me stil.