Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 23 Nov 2021

Dashi

21 mars - 19 prill

Paraja është një fushë ku mund të ketë përplasje. Dikush në familje po shpenzon para pa e menduar të nesërmen. Për çështjet e rëndësishme ligjore dhe financiare, mos ia vini pikën një kontrate pa e shqyrtuar me shumë kujdes. Nëse mendoni se keni bërë së fundmi një zgjedhje të gabuar, ka ardhur koha që ta rishikoni vendimin

Demi

20 prill - 20 maj

Vendimet që po i merrni do të ndikojnë në gjendjen në familje. Aktualisht, do të parapëlqenit t’i mbanit opsionet hapur. Një i afërm më në moshë po interesohet shumë për çështjet tuaja. Kokëfortësia ju ka ndaluar në të kaluarën që t’i shihnit gjërat nga të gjitha këndet. Do t’ia vlente që t’i merrni parasysh sugjerimet e tyre.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Tani është koha e duhur për veprime të vendosura. Diskutimet produktive dhe konstruktive do t’ju bëjnë të ndiheni më të sigurt se po ecni përpara me mbështetjen që ju nevojitet nga njerëzit që kanë rëndësi për ju. Masat e reja janë duke u zbatuar në vendin tuaj të punës, të cilat që do t’ua lehtësojnë shumë punën.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Po hartohen skemat që do të kenë ndikim të theksueshëm në komunitetin tuaj. Mund t'ju kërkohet që të përfshiheni në këtë punë nëpërmjet planeve dhe aranzhimeve. Jeni në gjendje t’i merrni vendimet që do të bëjnë ndryshimin për jetët e shumë njerëzve.

Luani

23 korrik - 22 gush

Shikoni dhe vëzhgoni por përmbajuni veprimit. Puna prapa skenës mund të jetë ndriçuese, kur arrini t’i shihni gjërat që ndodhin në sfond, për të cilat nuk keni qenë në dijeni. Mbani sytë katër dhe mund të habiteni prej atyre që i shihni.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

E keni shtypur tash e sa kohë, por ka ardhur koha për t’i diskutuar çështjet e parave me partnerin tuaj. Kjo bisedë nuk do të jetë prej më të lehtave që keni pasur, por do të gëzoheni se e keni kapërcyer. Në përgjithësi, do të dëshironi ta absorboni veten në detyrat që ju mbajnë bukur larg vëmendjes.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Ju dhe një partner duhet të nisni së punuari bashkë, si një ekip. Kësisoj do t’i jepni njëri-tjetrit forcë të mjaftueshme për t’i kapërcyer kohërat e vështira nëpër të cilat po kaloni. Nëse ka pasur mospajtime, ju do të jeni ai që do të sugjerojë kompromis dhe ai do të pranohet me mirënjohje të madhe.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Një mik apo i dashur do të përpiqet t'ju përfshijë në problemet e tyre. Do të pranojnë se janë futur në ujëra të turbullta. Nuk jeni të sigurt çfarë mund të thoni ose të bëni për t'i ndihmuar. Mund ta keni jetën tuaj plotësisht nën kontroll, por kjo nuk do të thotë se mund t’i kuroni mrekullisht problemet e të tjerëve.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Nuk po arrini të nxirrni kuptim prej asaj që një koleg më i lartë po ua kërkon. Duket se mendojnë që mund t’ua lexoni mendjen dhe qëndrimi i tyre nuk i tillë që ju fton të kërkoni shpjegime të mëtejshme. Doni t’ia dilni mbanë mirëpo po ndiheni sikur duhet të keni kujdes se çfarë po thoni tërë kohës. Përkundër qëndrimit tuaj serioz, ende duhet të gjeni kohë për pushim dhe relaksim.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Një shok po synon që t’ua shkarkojë të gjitha problemet. Dëgjimi i problemeve dhe i vajtimeve të tyre mund të mos jetë mënyra ideale për të kaluar kohën. Edhe ashtu, po përpiqeni ta shmangni një detyrë që kurrë nuk jeni kënaqur duke e kryer dhe për këtë arsye, dëgjimi i problemeve të një miku mund të jetë opsioni më pak zemërues prej të gjithëve që keni në dispozicion.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Një përpjekje ekipore do të shkojë mirë falë kontributit tuaj krijues. Ky është shansi juaj për të shkëlqyer. Dashuri dhe romancë ka me bollëk derisa një admirues i ri do t’ju bëj të ndiheni magjepsës, po qe se jeni beqar. Nëse jeni ndarë nga i dashuri, mund të parashikoni pajtimin. Jini të gatshëm që të flisni.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Ekziston njëfarë presioni për ta përfunduar një punë në kohë rekord të shpejtë. Ju bezdis ky fakt. Nëse dikush do t'ju informonte më herët se çfarë duhej bërë, atëherë do ta kthenit në prioritet. Edhe pse nuk ju pëlqen t’u bini shkurt gjërave, mund të mos keni zgjidhje tjetër.