Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 26 Dec 2021

Dashi

21 mars - 19 prill

Grindjet në një grup po e ngadalësojnë përparimin. Një ekip duhet të punojë së bashku e jo kundër njëri-tjetrit siç po ndodh tani. Mungesa e disiplinës po shkakton hutim dhe pasiguri. Do të duheni ta pranoni rolin e udhëheqësit për të nxitur bashkëpunim më të madh brenda grupit.

Demi

20 prill - 20 maj

Bëhuni të kujdesshëm kur i jepni këshilla dikujt që zor se e njihni edhe nëse kërkojnë diçka të tillë. Fjalët tuaja mund të përdoren kundër jush më vonë. Mendoni me kujdes rreth mënyrës se si po i ndani mendimet tuaja gjatë një takimi në grup, për t’u siguruar që askush të mos i keqinterpretojë ato që thoni.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Dikush do të tregohet shumë i qëndrueshëm ndaj ndryshimeve që po zbatohen në shtëpi apo në vendin e punës. Do t’ju marrë pak kohë që ta kuptojnë se këto në fakt mund të jenë të dobishme. Tregohuni të durueshëm me çdokënd që është i stresuar rreth së ardhmes. Kini mëshirë për të tjerët, pasi kjo do t’iu ndihmojë të tjerëve ta kalojnë këtë situatë më lehtë.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Dikush me të cilën punoni apo jetoni nuk po ndihen edhe aq pozitivë sa ju rreth synimeve tuaja kryesore. Jini të kujdesshëm për bërje të marrëveshjeve afatgjata nëse ndieni se zemra e partnerit tuaj nuk është aty. Nëse po merrni përsipër një punë për të cilën ata po brengosen për ju, sigurojini se e dini mirë se çka jeni duke bërë.

Luani

23 korrik - 22 gush

E dini saktësisht se çka doni të bëni rreth një marrëveshjeje kyç. Një partner mund të mos jetë aq i sigurt rreth pikëpamjeve dhe ndjenjave të tyre. Nuk po tregohen të paqëndrueshëm. Vetëm po duan pak më shumë kohë për t’i menduar gjërat më mirë. Nuk mund t’i largoni njerëzit vetëm se nuk pajtohen me ju. Shprehni gatishmëri për të biseduar.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Mos e fajësoni veten për largimin e papritur të një miku. Mungesa e tyre në rrethin tuaj shoqëror do t’ju bëjë të mendoni se mos keni bërë apo thënë diçka gabim. Largimi i tyre pa kurrfarë shpjegimi sigurisht që do t’ju bëjë të mendoni se cila është arsyeja. Ka gjëra që kanë ndodhur në prapaskenë për të cilat nuk keni qenë në dijeni.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Kur ndiheni të zhytur nga presioni nga jashtë, kthejeni vëmendjen tuaj brenda. Kthimi në botën tuaj të fshehtë plot fantazi, mund t’ju ndihmojë të qetësoheni. Kurdo që e ndieni veten të gatshëm, flisni rreth brengave tuaja me dikë që i besoni. Disa telashe nuk do të jenë aq të mëdha apo aq negative sa duken në fillim.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Një detyrë e re do t’jua shtojë kënaqësinë që keni për punën tuaj. Jo të gjithë në vendin e punës do t’ju ndihmojnë, por shefi juaj do ta lavdërojë kontributin tuaj në një punë grupore dhe kjo do të thotë shumë për ju. Nëse një koleg është i mërzitur dhe jobashkëpunues, lini të merren me hallin e tyre. Nuk është puna juaj që t’i lumturoni.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Po filloni të mendoni se a keni bërë mirë që keni marrë më shumë përgjegjësi. Këto po ju shtohen problemeve tuaja. Nëse keni nevojë për ndihmë, kërkoni. Çlodhuni dhe lejojani të tjerëve me të cilët po punoni që të jenë vetvetja gjithashtu. Merreni me ngadalë dhe shkoni hap pas hapi.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Keni ndikim pozitiv në një grup. Të tjerët janë me sy nga ju për t’i udhëhequr dhe do ta marrin këshillën tuaj shumë seriozisht. Kurrë nuk e keni imagjinuar veten se do ta merrni një detyrë për një projekt grupor deri më tani. Do të ndiheni çuditshëm kur ta kuptoni se jeni personi që po i frymëzoni të tjerët për të eksperimentuar dhe për të guxuar për t’iu hyrë rrugëve të panjohura.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Problemet e vockla po fillojnë t’jua ngrenë nervat. Jeni lodhur duke diskutuar rreth çështjeve të parëndësishme. Një koleg vë në pyetje metodat tuaja, kur gjithë çka ju do të donit është t’ju linin vetëm. Njerëzit vetëm po hedhin gjithçka sido që po mundin. Zgjidhni të punoni të pavarur nga çdokush, me të cilin mendoni se është vështirë të merreni vesh.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Një shpenzim urgjent i tillë si një prishje e një pajisjeje shtëpiake apo një faturë nga veterineri do të lërë gjurmë serioze në llogarinë tuaj bankare. Kjo do t’ju mërzisë pasi keni qenë duke kursyer për sa kohë për të blerë diçka të veçantë. Mos u dorëzoni. Mund të vazhdoni të kurseni ende duke hequr dorë nga disa gjëra luksoze. Kur ta arrini pikën ideale të financave, do ta shihni se ia ka vlejtur durimi juaj.