Nëse shpesh ndiheni të lodhur gjatë ditës ose përjetoni rënie të energjisë pasdite, zgjidhja mund të mos jetë vetëm një filxhan kafe. Sipas ekspertëve të ushqimit, energjia e qëndrueshme vjen kryesisht nga një mëngjes i balancuar, i pasur me lëndë ushqyese, ka shkruar Yahoo.
Kafeja ndihmon, por nuk zëvendëson ushqimin
Dietologia Valerie Agyeman shpjegon se trupi nuk merr energji vetëm nga kafeina, por nga ushqyesit që i marrim përmes ushqimit.
“Karbohidratet i japin trurit dhe muskujve energji, ndërsa proteinat dhe yndyrat e shëndetshme ndihmojnë që nivelet e energjisë të qëndrojnë më gjatë”, ka thënë Agyeman.
Sipas ekspertëve, kafeja mund të jetë pjesë e një rutine të shëndetshme, por duhet konsumuar krahas një vakti të plotë dhe jo në vend të mëngjesit.
Edhe
Gjashtë ushqime të mira për hormonet që ju mbajnë energjikë gjithë ditën
Mëngjesi ideal: proteina, fibra dhe yndyra të mira
Dietologia Jaclyn London rekomandon që vakti i parë i ditës të jetë i pasur me proteina, pasi ndihmon në ngopje më të gjatë dhe në ruajtjen e energjisë.
Zgjedhje të mira për mëngjes janë vezët me bukë integrale, kos i trashë me fruta, tërshërë me arra ose gjalpë kikiriku si dhe bukë integrale me burime proteinash.
Për ata që nuk e kanë zakon të hanë mëngjes, ekspertët sugjerojnë ta ndajnë në dy pjesë: një ushqim të vogël në shtëpi, si banane me kafe ose qumësht, dhe një vakt tjetër më vonë me proteina.
Zgjidhni ushqime që shmangin rënien e energjisë
Në vend të ëmbëlsirave, biskotave ose ushqimeve të përpunuara që japin energji të shpejtë por afatshkurtër, dietologët rekomandojnë kombinime me proteina, fibra dhe yndyra të shëndetshme.
Alternativa më të mira janë kosi i trashë pa sheqer, gjiza me fruta, qulli integral me djathë, buka integrale me gjalpë kikiriku, si dhe perimet me humus.
Edhe
Pesë ushqimet më të mira për t’i mbrojtur eshtrat nga plakja
Ekspertët sugjerojnë të hahet çdo 3-4 orë, pasi qëndrimi gjatë pa ushqim mund të shkaktojë lodhje dhe dëshirë për ushqime me shumë sheqer.
Mos harroni hidratimin
Edhe mungesa e lehtë e ujit mund të shkaktojë lodhje dhe vështirësi në përqendrim.
Përveç ujit, ndihmojnë edhe ushqimet me përmbajtje të lartë uji, si frutat, perimet, qumështi, kosi e kefiri.
Pijet me elektrolite nuk janë të nevojshme për shumicën e njerëzve, përveç rasteve kur bëhet aktivitet fizik intensiv për një kohë të gjatë.
Darka ndikon gjithashtu në energjinë e ditës tjetër
Dieta e balancuar duhet të vazhdojë edhe në darkë.
Edhe
Edhe pesë filxhanë kafe në ditë mund të ulin rrezikun për sëmundje të mëlçisë
Vaktet që përmbajnë proteina, fibra dhe yndyra të shëndetshme treten më ngadalë dhe ndihmojnë në ruajtjen e energjisë.
Disa ide për darkë të shëndetshme janë salmon me brokoli dhe patate të ëmbla, pulë me perime dhe oriz integral, djathë tofu me perime dhe oriz të kaftë si dhe thjerrëza ose fasule me sallatë dhe avokado.