Horoskopi ditor - 26 Jun 2022
Dashi
21 mars - 19 prillMiqtë nuk do ta aprovojnë zgjedhjen e partnerit. Kjo krijon stres të jashtëzakonshëm. Nëse provoni të pajtoni të dyja palët do të krijoni pakënaqësi. Në vend se të provoni t’ua bëni qejfin të tjerëve, merruni me veten. Kur jeni të mirë me veten, edhe tjerët e ndjekin hapin tuaj. Kaloni më shumë kohë në shtëpi. Përfitoni nga rasti të përgatisni ushqim të mirë dhe të rregulloni ambientin. Kur keni një vend të mirë, është si terapi.
Demi
20 prill - 20 majShpenzoni më shumë para në mirëmbajtjen e shtëpisë edhe pse do t’ju duhet të punoni më shumë. Jepini vetes pushim dhe mos e tejkaloni buxhetin. Sapo t’i keni nën kontroll shpenzimet, edhe puna do të jetë vend ku do të gjeni kënaqësinë e jo tmerrin. Shkoni në një festë sepse do të kaloni më mirë sesa zakonisht. Vishni diçka speciale për këtë tubim. Do të keni dëshirë të dukeni më së miri kur takoni dikë që mund ta promovojë kreativitetin tuaj.
Binjakët
21 maj - 20 qershorNegociatat financiare do të shkojnë jashtëzakonisht mirë. Përfitoni nga rast të kërkoni rritje page apo shërbime më të mira me çmim më të ulët. Mënyra sesi flisni ju, bën mrekulli. Nëse jeni të papunë, është koha e duhur të shkoni në intervista pune. Një aplikim në universitet apo klub do t’ju refuzohet. Provoni të mos e merrni personalisht. Një mundësi shumë më mirë do të shkojë në favorin tuaj dhe do të arrijë më shpejt seç e prisni.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikYlli juaj shndritës vërehet nga të gjithë. Asnjëherë nuk ka qenë koha më e përshtatshme të promovoni talentin kreativ, të ndiqni një ëndërr apo të kërkoni takim. Do të jetë e pamundshme t’i rezistohet sharmit tuaj. Jepini vetes një dhuratë pasi ta arrini këtë qëllim. Të mirat luksoze nuk ua përmbushin dëshirat tuaja. Nëse doni të jeni të lumtur, fokusohuni në ndërtimin e raporteve të fuqishme. Gjeni mënyra të përdorni dikë që nuk u beson njerëzve.
Luani
23 korrik - 22 gushËshtë ide e mirë të punoni prapa skenave. Do të arrini shkathtësi të vlefshme pasi të punoni përkrah një personi të talentuar. Duke iu bindur vërejtjeve të tyre, do ta fitoni respektin. Me kënaqësi do të ju japin një referencë pasi t’i kryeni detyrat. Mbani sytë hapur. Dikush që dallon prej jush do të mundohet t’ju sprovojë. Jeni bërë obsesiv që ta merrni aprovimin e tij. Më mirë kërkoni të përmbushni veten tuaj sesa të merreni me të.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorMiqësitë mund të kthehen në romancë me pak përpjekje. Nëse keni rënë në dashuri me dikë që e keni njohur prej vitesh, pranojeni. Do të ju pëlqejë kur ta kuptoni se ndjenja është e përbashkët. Nëse keni partner, inkurajojeni të ndjek një ëndërr të kamotshme. Shkoni trajtoni një dhimbje. Ky problem do të trajtohet me lehtësi kur është në faza të para. Nëse nuk e bëni tash, më vonë duhet të ndiqni terapi më intensive.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorPo i shpenzoni paratë shumë shpejt. Kjo do t’ju shkaktojë telashe serioze nëse nuk jeni të kujdesshëm. Përmbushni anën shpirtërore me gjëra të thjeshta. Ecni në natyrë, hani ushqim të mirë dhe vizitoni muzetë sepse do të ndiheni më mirë sesa në qendra tregtare. Perspektiva e karrierës është e mrekullueshme. Mos hezitoni të aplikoni për një punë që duket përtej mundësive tua. Jeni shumë më të aftë dhe më me përvojë sesa mendoni. Përditësojeni CV-në dhe ushtroni shkathtësitë e intervistimit.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorNjë i afërm po ua ngre nervat. S’ka rëndësi se çfarë thoni apo bëni, gjithmonë ua lë fajin. Në vend se të kërkoni aprovimin e tij, ndiqni një impuls. Ndiqni një karrierë që ju jep dashuri e glamur. Cilado punë që përfshin udhëtimet është e duhura. Do të shijoni të paguheni për ta parë botën. Krijoni shprehinë të mblidhni suvenire nga secili vend që vizitoni, Këto do të ju shërbejnë si kujtim se keni qenë të guximshëm për ta ndjekur zemrën.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorDëshira për romancë është tepër e fuqishme për t’i rezistuar. Nëse jeni në lidhje, ikni në një pushim me të dashurin. Do të kaloni kohë të mrekullueshme në krahët e njëri-tjetrit. Jeni beqarë? Përmbushni dëshirën për art, libra dhe muzikë. Mos pretendoni se dini më tepër seç dini. Kur e pranoni injorancën do të hapni dyert për mundësi të reja mësimore. Do të shijoni studimet me një mësimdhënës sfidues.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarLini mënjanë nevojat tuaja për hir të një partneri a kolegu biznesi. Duke ia mundësuar personit tjetër të kryesojë, lidhja juaj do të fuqizohet. Edhe një lider natyral si ju do të përfitojë duke luajtur në vend të dytë. Një mision i vështirë nuk ia vlen t’ua shpenzojë gjithë paratë e gatshme. Nëse duhet të zëvendësoni një kompjuter, telefon a pajisje, zgjidheni një model më të vjetër
Ujori
janar 20 - 18 shkurtKeni kujdes të mos tregoheni shumë agresiv me dikë që doni. Megjithëse mendoni se e dini se çfarë është më e mira për ta, mund të gaboheni. Tregoni respekt për gjykimet e tija dhe mos e mësoni më. Instinktet i ka në shenjë, kështu që mos ia vini në dyshim. Një mundësi interesante për të bërë para është në horizont. Nëse duhet të zgjidhni ndërmjet një page dhe një honorari, zgjidheni të dytën. Shpejt do të fitoni mjaft para për të investuar në një veturë a shtëpi.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsLajmet për një fejesë, martesë apo lindje, do t’ju disponojnë shumë. Vishni diçka të veçantë për një festë të madhe dhe do të bëni që të gjithë të kthejnë kokën. Shkruani mendimet në një ditar: këto kujtime mund të kthehen në roman a këngë. Po kaloni kohë kaq të mirë saqë nuk jeni në disponim të shkoni në punë. Nëse nuk mund të merrni disa ditë pushim, mos e bëni të madhe sepse do të zhgënjeheni.