Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 20 Jun 2022

Dashi

21 mars - 19 prill

Pas një bisede shumë të sinqertë, ju dhe partneri do ta arrini një nivel të ri të kuptueshmërisë ndaj njëri-tjetrit. Po lidheni tepër shumë me diçka që është e veçantë për ju. Keni mjaftueshëm kohë për të bërë çfarë ju doni dhe e vëreni se edhe mund të çlodheni kur e bëni atë gjë.

Demi

20 prill - 20 maj

Së pari mendoni rreth një oferte apo propozimi para se të investoni para. Një organizatë bamirëse do ta kërkojë mbështetjen tuaj. Nëse kjo nuk është pjesë e planeve tuaj për muajt në vijim, mos u ndieni në faj për të thënë jo. Njiheni si njeri që gjithmonë kryen punët me saktësi dhe pa ankesa, por nuk mund t’i bëni të gjitha.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Duket se nuk do të mund të kontaktoni me dikë me të cilin keni nevojë të flisni, edhe pse ata kanë thënë se do të jenë gjithmonë aty për ju. Do të ishte mirë nëse do të pushonit pak nga detyrat që keni, por ka një sërë gjërash që duhet t’i bëni, para se të mendoni për relaksim.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Jini të sinqertë kur flisni për ndjenjat tuaja. Partneri juaj do ta dijë se çfarë jeni duke planifikuar për të ardhmen. Kur shikoni të kaluarën tuaj do ta kuptoni se gjërat që kanë qenë të rëndësishme për ju, tani më nuk janë. Nuk do të jetë e lehtë t’ua shpjegoni këtë të tjerëve.

Luani

23 korrik - 22 gush

Një shok i ri apo partner do t’jua japë një dhuratë dhe do t’ju befasojë. Nuk është se do të ketë vlerë të madhe monetare, por është shenjë sesa shumë ju vlerësojnë se ju kanë në jetën e tyre; diçka të cilën keni qenë duke e kërkuar në një lidhje.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Nuk jeni në humor për punët e përditshme. Nëse nuk mund t’u shmangeni disa punëve, mund të zgjoheni herët dhe t’i kryeni një herë e mirë. Takimet me disa shokë të ngushtë do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë. Të ndodhurat e një familjari tuaj të ri do t’ju bëjnë të qeshni shumë.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Një i afërm apo fqinj do t’ju kontaktojë për një arsyeje të veçantë. Ata janë duke shpresuar të marrin përgjigje nga ju për problemet e tyre. Edhe pse kishit planifikuar të merreshit me problemet tuaja personale, do ta kuptoni se të tjerët kanë nevojë për ju.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

S’keni dashur të jeni në qendër të vëmendjes. Ka diçka që doni ta thoni dhe të tjerët janë të interesuar t’i dëgjojnë pikëpamjet tuaja. Do të befasoheni se sa shumë njerëz ndajnë me ju të njëjtat mendime. Inkurajimi dhe mbështetja e tyre do t’ju bëjnë më të sigurt dhe më optimist.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Jeni të gatshëm të filloni me një ide interesante. Asgjë nuk do t’ju ndalojë nga jetësimi i këtij plani, madje as komentet negative të partnerit, që nuk mund ta pranojë agjendën tuaj të ngjeshur. Gara e nxjerr më të mirën nga ju. Problemet financiare janë duke u zgjidhur gradualisht.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Po ju duket më e lehtë arritja e qëllimeve profesionale dhe atyre personale. Një energji e madhe do t’ju përgatisë për t’u përqendruar në çfarëdo që ju intereson, ju kënaq dhe ju frymëzon. Një i ri në familje ka nevojë që t’i dijë vendimet e reja, kështu që ta dinë se çka të presin dhe të mos befasohen.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Një bisedë e zakonshme do t’jua japë përgjigjet e diçkaje që ka qenë duke ju shqetësuar që sa kohë. Informatat që do t’i pranoni do të ndikojnë që të hulumtoni vetë. Do ta zbuloni të vërtetën rreth një ngjarjeje që ka qenë e fshehtë.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Keni qenë të shpërqendruar së fundmi, prandaj nuk është kohë e mirë për t’u takuar me miqtë tuaj. Zhurma dhe aktivitetet do t’ju irritojnë dhe doni të rrini vetëm. Mendja ju shkon vazhdimisht te bota juaj. Ndryshimet që do të vijnë do të kenë nevojë për shumë vëmendje.