Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 28 Jul 2022

Dashi

21 mars - 19 prill

Dikush do t’jua tregojë një video thjesht për shaka, por jo vetëm që do t’ju bëjë përshtypje, por edhe do t’ju japë ide për ta zgjidhur një problem. Nuk do të tregoheni të pakujdesshëm në përpjekjet tuaja për të arritur diçka, por keni prirje që të bëni çmos për të pasur sukses. Megjithëkëtë do të jetë sfidë e vështirë për ju.

Demi

20 prill - 20 maj

Një familjar i ri po mendon se pikëpamjet e tij nuk po merren shumë seriozisht. Një tjetër më në moshë po i kundërshton fort planet që po diskutohen. Mosmarrëveshjet në familje po ndikojnë që të ndiheni keq. Duhet që të gjithë të uleni dhe të bëni kompromis.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Pas kaq shumë masash dhe frustrimesh, jeni të vendosur që t’i realizoni planet që i keni pasur. Megjithëkëtë nuk duhet ta pranoni ofertën e parë që ju vjen në derë. Nëse nuk mendoni mirë se ku po futeni, mund të përfundoni diku ku nuk doni të jeni.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Miqtë dhe më të dashurit tuaj do ta vlerësojnë qetësinë tuaj gjatë një situate të vështirë. Do t’ju marrë pak kohë për t’u përshtatur me idetë e reja. Gjersa askush nuk ju bën presion, do të jeni në gjendje që të mund të vini me disa sugjerime shumë të dobishme.

Luani

23 korrik - 22 gush

Punët e reja që janë bërë për ta lehtësuar jetën, po e bëjnë të kundërtën. Diçka nuk po shkon ashtu siç e kishit planifikuar. Nuk doni që të harxhoni më shumë kohë. Ajo që do t’ju acarojë është kur dikush mundohet t’ju detyrojë që të punoni diçka që nuk doni. Nuk mund ta kuptoni se pse nuk po heqin dorë.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Keni përballë një mal vështirësish që duhet t’i tejkaloni. Disa aspekte të jetës, që nuk i kishit menduar aq shumë, përnjëherë do të bëhen problem. Pa marrë parasysh kësaj, do të jeni të qetë dhe do të tregoheni optimist për shkak se e keni vendosmërinë dhe fuqinë që ju duhet, për të pasur sukses.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Punët që jeni duke i bërë janë goxha problematike. Mirëpo, as kjo nuk do t’ju ndalojë për të vazhduar tutje. Po e vëreni se një kundërshtar po pret që të dështoni dhe mezi po e presin këtë moment. Nuk do t’ua jepni këtë kënaqësi. Në një mënyrë apo tjetër do ta gjeni rrugën për ta zgjidhur këtë problem.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Të marrësh dhe të japësh është shumë e nevojshme në një lidhje. Keni nevojë për pavarësi dhe ju duket se partneri nuk po e kupton këtë. Mund të nervozoheni dhe të shqetësoheni, kur vazhdojnë t’ju pengojnë sepse po mundoheni të punoni në gjëra të rëndësishme. Është koha t’i tregoni se çfarë po mendoni.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Vullneti për të qenë fleksibil do të ndikojë që t’i ndryshoni planet përnjëherë, nëse kjo është dëshira e njerëzve të tjerë. Në të njëjtën kohë, nuk kishit menduar aq shumë, por ndryshimi i papritur mund të mos jetë i mirë për ju. Keni kujdes që të mos tregoheni shumë impulsiv.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Brenda disa javësh do të jeni të lumtur që nuk e keni pranuar ofertën që e keni marrë sot. Do të mund të mendoni se dikush po mundohet të nxjerrë diçka nga hiçi. Besoni intuitës. Nëse po mundohen t’ju shfrytëzojnë për të fituar para, mos i lejoni.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Nuk do të ketë kundërshtime ndaj planeve, ideve dhe sugjerimeve tuaja. Për këtë arsye njerëzit po presin që ju ta udhëhiqni një projekt. Aftësitë tuaja udhëheqëse mund të shndrisin, por me kalimin e kohës nuk do të jeni më qendra e vëmendjes. Jeni lodhur duke qenë gjithmonë ai që duhet ta marrë barrën kryesore.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Koha e kaluar larg nga përditshmëria dhe njerëzit që i shihni çdo ditë, do t’jua japë mundësinë që të mendoni për prioritetet tuaja. Një projekt në grup po ju shkakton probleme. Zënkat brenda ekipit po ndikojnë në raportet tuaja me miqtë e ngushtë, të cilët janë të përfshirë. Këshillohet që të largoheni pak nga njëri-tjetri.