Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 26 Sep 2022

Dashi

21 mars - 19 prill

Do të duhet pak kohë për t’u përshtatur në një punë të re ose punë në grup. Shumë mund të mësoni duke dëgjuar nga mënyra se sit ë tjerët flasin apo e shikojnë një punë. Idetë tuaja nuk është se nuk janë të mira, por është koha për të vëzhguar nga prapaskena. Një profesionist i aftë do t’ju ndihmojë se si ta menaxhoni punën.

Demi

20 prill - 20 maj

Dikush i afërt ka diçka në mendjen e tij. Ata duan të flasin, por e kanë të vështirë të diskutojnë për një temë të vështirë. Inkurajoni që të flasin për të. Pavarësisht nëse janë të shqetësuar për paratë, shëndetin ose një çështje familjare, do të jeni në gjendje t’i ndihmoni ta përballojë një sërë rrethanash me të cilat nuk kanë qenë në gjendje të pajtohet.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Një ndjenjë shprese dhe optimizmi ju ka vendosur fort nën kontroll. Po mendoni se gjithçka do të shkojë ashtu siç doni dhe rruga juaj duket shumë më e ndritshme. Ndonjëherë duket sikur engjëlli juaj mbrojtës po mbron çdo lëvizje që po bëni. E keni atë ndjenjën e fortë që nuk jeni vetëm.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Edhe pse mund t’ju bëjë mirë një pushim, nuk do t’i shmangni përgjegjësitë tuaja. E keni ndërmend të bëni pushoni pak, por jo derisa ta kryeni punën që keni. Vetëm kini kujdes nga sugjerimet që ju bëhen, pasi këto mund të shkaktojnë vonesa dhe pengesa.

Luani

23 korrik - 22 gush

Ndonjëherë do t’ju duket sikur po vraponi në një rrethrrotullim dhe nuk arrini askund. Kjo ka të bëjë shumë me faktin se nuk po mundeni t’i kushtoni vetes kohë. Përpiquni që t’i mbani të informuar njerëzit që po presin përgjigje nga ju. Nuk është koha për të nxituar për asgjë.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Kurrë nuk mund të largoheni nga dikush që ka nevojë për ju. Javët e fundit i keni kushtuar shumë vëmendje atyre që dukeshin të humbur ose të mbingarkuar me përgjegjësi që nuk mund t'i përballonin. Ndihma juaj u mirëprit me krahë hapur. Tani mund të duket sikur po merret si e mirëqenë.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Miqtë po sillen çuditërisht. Po mendoni nëse keni bërë diçka që e ka mërzitur dikë. Mos i keqkuptoni. Mund të jetë diçka që merr kohë dhe kur të bashkoni të gjitha pjesët, do ta kuptoni se çfarë mund të jetë. Madje, mund të befasoheni shumë.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Një afat kohor për të vendosur në lidhje me një çështje marrëdhënieje varet mbi ju si një hije e errët që nuk mund ta hiqni. Duhet të vendosni në një mënyrë ose tjetrën para se të përfundojë dita. Pavarësisht kësaj, do të ishte turp të humbisni gjëra të tjera që po ndodhin që do t’ju argëtonin.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Ju ngurroni ta injoroni kur shihni dikë që përpiqet të ngatërrojë rrugën e tyre përmes disa problemeve. Kjo është arsyeja pse një pjesë e madhe e ditës ka të ngjarë të merret me këto shqetësime serioze. Ju mund të keni nevojë të ndryshoni orarin tuaj për të dhënë kohën tuaj për të ndihmuar një mik apo fqinj në nevojë.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Me gjithë përgjegjësitë shtesë që bien mbi supet tuaja, jeni mendërisht të gatshëm për të marrë përsipër çdo gjë. Jeni të sigurt në aftësitë tuaja dhe jeni të sigurt se do të jeni në gjendje të arrini një qëllim të veçantë. Po ashtu, jeni të lumtur që jeni në gjendje ta ndihmoni dikë nga një krizë e vogël.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

E keni një mundësi të mjaft të mirë që të qëndroni të qetë dhe të krijoni përsëri lidhje të fortë me shpirtin tuaj. Mund të mos jetë e lehtë ta tonifikosh veten në një kornizë më të relaksuar të mendjes, por nga pikëpamja shëndetësore do të ishte mirë që të përfitoni nga ky rast i rrallë për të shijuar paqe dhe qetësi.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Përderisa mendja juaj është te ngjarjet që kanë ndodhur para disa ditësh, mund të jepni pa dashje miratimin tuaj për disa plane pa marrë vërtet në konsideratë atë që përfshihet. Disa nga këto mund t’ju kushtojnë. Nëse ka të bëjë me paratë, detyrojeni veten t’i dëgjoni idetë që të tjerët po sugjerojnë.