Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ushqimi më i mirë për shëndetin e zorrëve

Ushqimi

Shëndeti i zorrëve është bërë një nga temat më të rëndësishme për mirëqenien, pasi bakteret e dobishme që jetojnë në sistemin tretës ndikojnë jo vetëm në tretje, por edhe në imunitet, metabolizëm dhe shëndetin e përgjithshëm, ka shkruar EatingWell.

Sipas gastroenterologes Janese Laster-Butler, ushqimi më i mirë për t’u konsumuar mes vakteve janë arrat. Ajo ka thënë se sekreti është të zgjidhni ushqime të pasura me proteina bimore dhe fibra, dy lëndë ushqyese që ndihmojnë bakteret e mira në zorrë të shumohen dhe të funksionojnë më mirë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ushqimet e pasura me proteina bimore dhe fibra ushqejnë qelizat e zorrës së trashë dhe ndihmojnë në rritjen e larmisë së mikrobiomës”, ka shpjeguar Laster-Butler.

Sipas saj, mikrobioma e larmishme lidhet me shëndet më të mirë, ndërsa një numër më i kufizuar bakteresh të dobishme shoqërohet me inflamacion dhe rrezik më të lartë për sëmundje kronike.

Pse arrat janë zgjedhja më e mirë?

Arrat përmbajnë një kombinim të shkëlqyer të proteinave dhe fibrave.

Për shembull: dy lugë gjelle gjalpë bajamesh përmbajnë rreth 7 gramë proteina dhe mbi 3 gramë fibra. Nëse i kombinoni me një mollë, merrni edhe më shumë fibra, një çerek filxhani me fëstëkë të qëruar përmban rreth 6 gramë proteina dhe 3 gramë fibra.

Sipas ekspertëve, nëse vuani nga tensioni i lartë ose diabeti, të zgjidhni arra pa kripë dhe gjalpë arrash pa sheqer të shtuar.

Doktoresha ka theksuar gjithashtu se ushqimet sa më pak të përpunuara janë zgjedhja më e mirë për shëndetin e zorrëve.

“Patatinat, biskotat, ëmbëlsirat, pijet e gazuara dhe ushqimet e përpunuara me shumë sheqer, kripë dhe aditivë nuk janë zgjedhja më e mirë nëse doni të kujdeseni për shëndetin afatgjatë të zorrëve”, ka thënë ajo.

Çka mund të konsumoni përveç arrave?

Nëse dëshironi ushqime të shëndetshme për zorrët, Laster-Butler rekomandon edhe humus me perime të freskëta, qiqra të pjekura me erëza, kos me bazë bimore, i kombinuar me arra dhe fruta, bishtaja të ziera ose të pjekura, gjalpë kikiriku ose bajamesh mbi bukë integrale ose me feta molle e karote, si dhe smoothie me gjalpë arrash, fara ose pluhur proteinash me bazë bimore.

Sipas Laster-Butler, kur bakteret e dobishme në zorrë përpunojnë fibrat nga këto ushqime, ato prodhojnë substanca që ndihmojnë në mbrojtjen e zorrëve, ulin inflamacionin dhe mbështesin metabolizmin.

Prandaj, zgjedhja e një ushqimi të lehtë me proteina bimore dhe fibra është një nga mënyrat më të thjeshta për të mbajtur zorrët të shëndetshme.