Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 22 Jan 2022

Dashi

21 mars - 19 prill

Një partner i ri mund të mos jetë aq llafazan apo i hapur. Nuk jeni të sigurt nëse kjo lidhje është e duhura për ju. Jepuani një mundësi. Do të mund të dalë se është romantik, kreativ dhe shumë më argëtues në çastin kur i njihni si duhet. Ata mund edhe ta pranojnë se nuk kanë qenë të sigurt për ju dhe të dy do të jeni të lumtur se keni dalë nga ajo gjendje.

Demi

20 prill - 20 maj

Ndonjëherë mund të jeni me humor të keq dhe pak të prekshëm. Miqtë e mirë do ta kuptojnë se kur duhet t’ju japin hapësirë dhe privatësi. Dikush që nuk ju kupton mund të thotë fjalë që jua nxisin ndjenjat më të forta. Numëroni deri në dhjetë para se të reagoni. Një keqkuptim i vogël mund të duket si një problem i madh kur ju ndiheni kështu.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Veprat flasin më shumë se fjalët, por jo gjithmonë. Ekzistojnë tri fjalë të veçanta që po prisni t’i dëgjoni. Nuk ka rëndësi se sa dhurata ju bëjnë apo se çka bëjnë tjetër për ju, keni nevojë për dikë të afërt që vërtet jua shpreh ndjenjat që ka për ju.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Shefi juaj apo një koleg i vjetër do t’jua bëjë të qartë se sa shumë mbështeten te gjykimi juaj i mirë. Janë të lumtur t’jua lënë juve në dorë që të merrni disa vendime të rëndësishme. Kolegët i vlerësojnë aftësitë tuaja dhe natyrën tuaj punëtore. Njiheni se jeni të aftë të kryeni punë pa ndonjë pengesë.

Luani

23 korrik - 22 gush

Mundësitë e reja për t’i zgjeruar përvojat tuaja duhet t’i merrni parasysh seriozisht. Nëse ikni ka mundësi të mos i keni në të ardhmen. Më mirë shfrytëzojeni tani mundësinë që iu është ofruar për një punë të re, kurs apo udhëtim. Popullariteti juaj do të rritet në shkallë më të madhe nëpërmjet përfshirjes në një aktivitet në komunitet.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Kolegët e vlerësojnë kontributin tuaj kreativ në një pune grupore. Përgjigjet e tyre do t’jua rrisin vetëbesimin. Nivelet e ngritura të harmonisë brenda jush do të ndikojnë shumë te lidhjet tuaja. Keni më shumë energji që ta mbani jetën romantike dinamike, argëtuese dhe të mbushur me ngjarje. Mendësia pozitive do të tërheqë disa mundësi të mrekullueshme.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Nuk ka rëndësi se çfarë moti është, ju doni të dilni apo të merreni me sport. Edhe nëse nuk jeni zakonisht shumë aktiv, një ecje e gjatë do të jetë më e mira në botë. Për më tepër, të qenët në një mjedis më ndryshe do t’ju krijojë mundësi të flisni me njerëz të rinj, me disa prej të cilëve mund të bëheni miq të mirë.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Nuk jeni në formën më të mirë. Do të ishte budallallëk nëse pranoni të merrni përsipër më shumë se sa mundeni të përballoni. E keni marrë shprehi që të thoni ‘po’ gjersa jeni duke menduar për ‘jo’. Do t’ia dilni me çkado që ju duhet të merreni, vetëm nëse e zgjidhni një rrugë të ngadaltë e të qëndrueshme.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Njerëzit po ju trajtojnë sikur pikëpamjet tuaja nuk janë të rëndësishme dhe s’kanë fare lidhje. Ekziston diçka që ju bën të jeni të forte. Edhe pse rrallëherë e shtyni veten përpara, jeni të vendosur ta thoni fjalën tuaja dhe ju duhet ta dini se të tjerët po ju dëgjojnë. Është koha që dikush të fillojë t’i respektojë qëndrimet tuaja dhe të mos ju injorojnë më.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Ju dhe partneri duhet ta gjeni një mënyrë të çlodheni dhe të kënaqeni në praninë e njëri-tjetrit. Kjo lidhje nuk do të zgjasë nëse njëri nga ju ende është i acaruar nga një diskutim që keni pasur së fundmi apo një keqkuptim. Jini të sinqertë nëse doni të flisni. Largimi nga hapësira e zakonshme do t’jua bëjë të mundur të përqendroheni në gjërat që kanë rëndësi.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Diskutimet nuk ka gjasa të jenë paqësore, kur ju dhe partneri nuk pajtoheni aspak rreth planeve për të ardhmen. Mundohuni të mos reagoni tepër edhe kur e ndieni se ata po sillen çuditshëm. Mund të nxeheni duke diskutuar dhe diçka që e keni organizuar bashkë mund të anulohet. Mund ta zgjidhni rrugën e konfliktit apo mund ta zgjidhni një mundësi më të harmonishme.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Gjendja e qetë e një miku apo të dashuri po fillon t’ju stresojë. Gjithmonë keni parapëlqyer sinqeritetin në lidhjet tuaja dhe e urreni kur ndieni se dikush po fsheh diçka nga ju. Nëse nuk mund t’jua mbushni mendjen që t’i shprehin mendimet e tyre, atëherë do ta shihni teksa kjo lidhje po shpërbëhet në copëza.