Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 23 Oct 2022

Dashi

21 mars - 19 prill

Muzika, arti dhe kultura ju bëjnë të ndiheni mirë, kështu që mbajeni veten të argëtuar kur dikush fillon të ju bezdis. Nëse dëshironi të ikni nga stresi, dëgjoni muzikën tuaj të preferuar që ju bën ta harroni botën. Ose shkoni në udhëtim ku kënaqeni duke parë peizazhe të bukura. Të largohesh nga bota juaj e përditshme dhe të përqendroheni në diçka që ka të bëjë me shprehjen e ideve, do të ju bëj të ndiheni të fortë.

Demi

20 prill - 20 maj

Sjellja juaj shoqërore ka qenë një vlerë shumë e madhe tek ju, por sot dikush mund të krijojë përshtypjen se ju do të reagoni nëse nuk vlerësoheni. Rekomandohet të kontrolloni impulsin tuaj. Ju mund të qëndroni në pozitë mbrojtëse që kërkon një marrëveshje shumë të qetë. Është dikush në pushtet që sot dëshiron të punojë me ju. Bëhuni të qartë se çfarë do të bëni, dhe ata do të shohin se ti duhet të përfshihesh në punën e tyre.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Ju keni marrëdhënie të shkëlqyeshme me shokun tuaj të ngushtë ose partnerin romantik. Të dy nga ju jeni partner të mirë, por nganjëherë ndodh që duhet të bëni kompromise. Kjo është plotësisht normale. Mundohuni që sot të mos jeni personi që hiqni dorë nga një diskutim. Kjo është një betejë që duhet të luftoni në mënyrë që ta mbani balancën në lidhjen tuaj. Kështu që provo të mos dështosh, dhe përgatitu ta shpjegosh qëndrimin tuaj. Ata ju respektojnë dhe ju japin atë që ju keni nevojë.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Natyra juaj bujare ju ka bërë të arrini me jetën tuaj më shumë se që e keni paramenduar. Përderisa shumë të tjerë që duan vëmendje, shkruajnë për sukseset e tyre në rrjetet sociale. Natyra juaj e butë ju bën të mos jeni në qendër të vëmendjes, megjithatë me këtë qëndrim ju keni fituar respekt nga të tjerët. Të jesh i pakënaqur nga dikush nuk do të ju ndihmojë aspak. Përqendrohuni në atë se çfarë vërtete ka rëndësi për ju. Kushtojuni më tepër rëndësi substancës para gjërave tjera.

Luani

23 korrik - 22 gush

Momentalisht jeta juaj është si një operë, kështu që pse nuk po e shijoni atë. Të jetuarit duke treguar cilësitë tuaja, të tjerët do ju njohin më mirë. Tani është koha e duhur për ju të bëni lëvizjen i pari. Vlerësojeni veten dhe vendoseni në rend të parë. Ju jeni të sigurte se kjo ju vlerësohet dhe do të shoqërohet me brohoritje.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Nëse përqendroheni në thelbin e rrethanave sot, ju do të merrni një shenjë kryesore për një jetë më të shëndetshme dhe më të lumtur. Mendo më shumë për veprimet e njerëzve për të cilët ju kujdeseni. Një sjellje e çuditshme do të filloj të duket se po ka kuptim. Një shok i së kaluarës mund të shfaq et në jetën tuaj. Gjërat mund të ju duken ndryshe në fillim, por nëse shikoni në esencë, kjo lidhje mund të rritet në mënyrën që ju dëshironi.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Mos u befasoni nëse gjatë bisedës me dikë, mendja juaj do të ikë diku tjetër. Fillimisht, ju do të ndiheni që keni hyrë në një faze introverte. Por në realitet, ju vetëm mund të ndiheni të mërzitur me diskutimin. Shfaqja e ideve tuaja vetëm përmes diskutimit nuk është aspak kreative. Përpiqu të bëhesh më kreativ në atë që jeni duke e thënë. Varet nga ju t’i nxisni të tjerët të bisedojnë me ju në tema më të mira.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Jo gjithkush duhet të jetë personi juaj i preferuar, por tani do ta njihni më mirë një personalitet të vështirë. Vëzhgo veprimet e tyre nga afër, dhe mund të kuptoni se ky person është edhe më i komplikuar ngaqë e keni menduar në fillim. Sjelljet e tyre të çuditshme përbrenda i kanë disa shpjegime të arsyeshme. Pranimi i njerëzve që nuk i pëlqeni, do ju mundësojë të liroheni nga influenca e tyre. Trajtoni të tjerët në mënyrën që ju dëshironi të trajtoheni dhe gjithmonë silluni mirë me të tjerët.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Veprimet tuaja po flasin më shumë se fjalët sot, kështu që mund të shmangësh telefonin dhe postat elektronike. Përpiqu t’i mbash takimet sy më sy ose përmes ndonjë aplikacioni online. Hapini sytë dhe do të shihni mesazhe që të tjerët nuk i bëjnë. Kjo mund të ju jap një avantazh të madh gjatë ditëve në vazhdim. Përkundër disa kamuflimeve të shkëlqyera, nuk do të mashtroheni për një minutë. Mbajeni atë që dini se është e vërtetë, por mos u mbështetni në këtë të vërtetë sot. Gjëra të mira po vijnë në drejtimin tuaj.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

A ndiheni se jeni të padisiplinuar? Nëse keni veturën ose shtëpinë e parregullt nuk do të thotë se është fundi i botës, por nëse enët në lavamanin tuaj mbërrijnë kulmin e shtëpisë, atëherë duhet të brengoseni. Duke shikuar rrëmujën në shtëpinë tuaj nuk është se do të mbushni egon tuaj, kështu që rekomandohet të kaloni kohë më shumë duke e organizuar shtëpinë tuaj. Pastroni enët ose rrobat, rregulloni tavolinën e punës dhe pastroni veturën tuaj. Pastrimi është një proces i lehtë që ju jep shumë kënaqësi.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Edhe pse ndiheni se shumë gjëra po ndodhin në të njëjtën kohë, ju do të jeni në gjendje të shijoni çdo pikë të mirë që po vjen në drejtimin tuaj. Miqtë dhe anëtarët e familjes po ju shprehin dashurinë duke ju bërë të skuqeni dhe buzëqeshni. Kur ata janë mirënjohës ose ju japin komplimente, ju duhet t’i shprehni përsëri emocionet tuaja pozitive. Pasi t'i falënderoni për fjalët e tyre të dashura, tregoni atyre se sa të shkëlqyeshëm janë edhe ata.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Sot jeni në të njëjtën linjë të mendimeve me njerëzit e tjerë saqë mund t’ia lexoni mendjet atyre njëjtë si ata juve. Kënaquni duke ia përfunduar njëri tjetrit fjalitë. Kjo lidhje do të jetë shumë e dobishme t’i mbani të tjerët të motivuar dhe t’i drejtoni në drejtimin e duhur. Gjithashtu kjo do të bëjë që ju të kaloni ditën shpejtë. Nëse jeni duke kaluar kohë të mirë, sigurohuni që po e shijoni në maksimum çdo minutë tuajin.