Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Lionel Richie dërgohet në spital pasi ndërpreu koncertin për shkak të një problemi shëndetësor

Lionel Richie

Lionel Richie

Foto: Associated Press

Këngëtari legjendar 77-vjeçar, Lionel Richie, është dërguar në spital pasi u detyrua të ndërpriste koncertin e tij në Minnesota për shkak të një problemi shëndetësor që i ndodhi gjatë performancës.

Sipas Entertainment Weekly, Richie po performonte në natën e hapjes së turneut të tij me grupin Earth, Wind & Fire, kur ndjeu marramendje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në videot që qarkulluan në rrjetet sociale, këngëtari shihet duke u ulur në skenë gjatë interpretimit të këngës “Dancing on the Ceiling”.

“Një gjë që kam mësuar gjatë gjithë këtyre viteve në këtë profesion është se kur ndien marramendje, ulu. Dhe kur ndihesh çuditshëm, ulu! Dua ta dini se kjo është hera e parë në historinë e Dancing on the Ceiling' që e këndoj ulur. Kjo nuk është shenjë e mirë”, ka thënë Richie me humor, ndërsa publiku e duartrokiti.

Pas interpretimit të këngës “Three Times a Lady”, ndërsa këngëtari ishte ulur pranë pianos, koncerti u ndërpre.

Më vonë, saksofonisti i grupit, Dino Soldo, doli në skenë për t’i njoftuar të pranishmit se Richie nuk ishte në gjendje të vazhdonte koncertin.

“Fatkeqësisht, Lionel nuk po ndihet mirë. Ai nuk do të mund ta vazhdojë shfaqjen. Informacione të tjera do të jepen më vonë. Faleminderit për durimin dhe mirëkuptimin tuaj”, ka thënë ai.

Deri më tash, përfaqësuesit e Lionel Richie nuk kanë dhënë detaje për gjendjen e tij shëndetësore.

Turneu i tij në Amerikën e Veriut përfshin 26 qytete, ndërsa koncerti i radhës është planifikuar të mbahet të premten në Chicago. Ende nuk dihet nëse ai do të mbahet sipas planit.