Horoskopi ditor - 26 Jul 2023
Dashi
21 mars - 19 prillTregohuni të durueshëm nëse filloni të grindeni me një mik apo koleg. Pyesni se çfarë mendojnë ata në vend se të mundoheni t’i kuptoni se si po ndihen. Ka mundësi se dikush është duke kaluar një kohë të vështirë dhe do ta vlerësonin nëse do të tregoheshit të kuptueshëm. Biseda me një mik që jeton përtej oqeanit do t’ju nxisë të mendoni se si duket jeta në vendin e tyre.
Demi
20 prill - 20 majGjithmonë jeni treguar të kujdesshëm me paratë. Partneri juaj duket se nuk ia ka idenë se si duhet t’i menaxhojë financat. Nëse kjo gjë po shkakton tension ndërmjet jush, mundohuni që aspektet e tjera të jetës të jenë më të qeta. Nuk është koha e duhur për t’u grindur me njëri-tjetrin.
Binjakët
21 maj - 20 qershorDuket se të gjithë po duan të flasin me ju dhe për këtë arsye nuk mund të përqendroheni, sepse telefoni juaj po cingëron vazhdimisht. Nuk doni që t’jua marrë vëmendjen çdo mesazh që ju vjen. Mënyra më e mirë është që t’i shpërfillni të gjithë për pak kohë. Sapo të jeni më të lirë, do të flisni me të gjithë.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikJeni të ndjeshëm dhe të sjellshëm. Gjithashtu jeni tepër intuitivë. E vëreni kur njerëzit nuk janë të sinqertë dhe shumë lehtë do t’ua kapë syri qëllimet e tyre të fshehta. Për këtë arsye kushdo që mundohet t’ju manipulojë nuk ka gjasa që të ketë sukses. Do t’i paralajmëroni edhe miqtë tuaj që të kenë kujdes kur janë në praninë e personit në fjalë.
Luani
23 korrik - 22 gushDuhet t’i ndryshoni planet e bëra. Nuk keni dashur që kjo të ndodhë, por keni arsye që t’i lini për më vonë disa plane. Partneri apo miku juaj i ngushtë nuk do t’ju kuptojë dhe do t’ju akuzojë që qëllimisht po silleni çuditshëm. Reagimi i tyre do ta ndryshojë plotësisht atmosferën.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorGabimi i një kolegu është dëshmi se nuk janë aq të aftë, siç keni menduar, për t’u marrë me disa aspekte të punës. Mbajeni pak veten dhe mos i kritikoni. Kur gabimet e tij do të zbulohen, shefi do t’i sugjerojë që të ndjekë trajnimet e duhura për t’u përmirësuar.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorNdoshta për shkak se do të zgjoheni me shumë pozitivizëm, por do t’ju duket se nuk ka fund puna dhe kënaqësia që merrni prej saj. Çfarëdo që planifikoni për të bërë, mos u befasoni nëse e zbuloni se do ta kryeni këtë punë shumë më shpejt, ndonëse nuk është se jeni përkushtuar shumë.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorRaportet me të tjerët përmirësohen duke komunikuar më shumë. Shprehuni më shumë se zakonisht. Nëse keni diçka që doni ta nxirrni prej vetes, por nuk keni askënd për të folur, shkruani në fletore. Qasja juaj fleksibile do t’ju shërbejë goxha mirë në projektet ku përfshihet një numër i madh njerëzish.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorPër shkak të gjendjes shëndetësore, financiare apo mungesës së burimeve do t’ju duhet që t’i lini mënjanë disa plane për pak kohë. Sapo ta pranoni këtë gjë do të mund ta zbuloni se disa ide nuk janë të duhurat për ju dhe kjo prishje planesh do të dalë se ka qenë diçka e mirë për ju.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarLidhja juaj platonike po shfaq shenja të ndryshimit. Partneri juaj ka nevojë ta dijë se po e shihni më shumë sesa shok. Kjo gjë do t’ju zërë në befasi pasi ju është dukur se gjërat po shkonin mirë mes jush. Tregohuni të sinqertë në mënyrë që të mos keni keqkuptime.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtNëse nuk përqendroheni, planet tuaja do të bien në ujë. Nëse doni t’i arrini synimet që keni, duhet t’u përmbaheni planeve dhe orareve. Keni shumë pikëpyetje në kokë. Do të arrini çfarëdo që doni, por vetëm nëse shprehni vullnetin për të ndarë kohë dhe hapësirë për të.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsLidhja juaj po ndryshon shumë. Keni qenë duke e vërejtur këtë gjë qe sa kohë. Partneri juaj ka nevojë për gjëra më interesante. Por ndiheni se nuk mund t’ia jepni atë që po e kërkon. Nuk jeni të sigurt se ku jeni për këtë arsye po shqetësoheni për të ardhmen. Ka ardhur koha që të flisni me letrat hapur.