Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Brooklyn Beckham uron gjyshin për ditëlindje, pavarësisht tensioneve në familje

Brooklyn Beckham

Brooklyn Beckham

Foto: Associated Press

Brooklyn Beckham ka uruar publikisht gjyshin e tij Anthony Adams për 80-vjetorin, duke treguar se vazhdon të qëndrojë pranë familjarëve të afërt mes tensioneve të vazhdueshme me prindërit e tij, ish-futbollistin e mirënjohur David Beckham dhe disenjatoren e njohur Victoria Beckham.

27-vjeçari ka publikuar në Instagram një fotografi ku shihej pranë gjyshit të tij, babait të Victorias, dhe shkroi një mesazh, raporton FemaleFirst.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gëzuar 80-vjetorin, gjysh. Të dua shumë”, ka shkruar ai.

Ky postim vjen në një periudhë kur marrëdhëniet brenda familjes Beckham vazhdojnë të jenë të tensionuara. Prej muajsh raportohen mosmarrëveshje mes Brooklyn dhe prindërve të tij, të cilat u bënë publike në fillim të këtij viti.

Ndërkohë, bashkëshortja e Brooklynit, aktorja Nicola Peltz, ka vazhduar të publikojë momente nga jeta e tyre së bashku, duke treguar se çifti mbetet i bashkuar. Ajo ka ndarë disa fotografi nga një sallon bukurie dhe më pas nga një mbrëmje.

“Shoku im më i mirë më çoi në sallon”, ka shkruar Peltz.

Në fotografi, Brooklyn shihej pranë saj ndërsa ajo rregullonte flokët. Në një tjetër foto, çifti pozonte përpara pasqyrës duke prekur duart me njëri-tjetrin. Pelts ka publikuar gjithashtu një buqetë të madhe me trëndafila rozë, duke falënderuar Brooklynin për dhuratën.

Konflikti familjar mori vëmendje të madhe në muajin janar, kur Brooklyn publikoi një deklaratë të fortë në rrjetet sociale, ku mohoi pretendimet se po kontrollohej nga Nicola dhe akuzoi prindërit e tij se po ndikonin në mënyrën si media raportonte për familjen.

“Kam qëndruar i heshtur për vite me radhë dhe kam bërë çdo përpjekje që këto çështje të mbeten private. Fatkeqësisht, prindërit e mi dhe ekipi i tyre kanë vazhduar të flasin me mediat, duke mos më lënë zgjidhje tjetër përveçse të flas vetë dhe të tregoj të vërtetën për disa nga gënjeshtrat që janë publikuar”, pati shkruar ai.

Në një tjetër pjesë të deklaratës së tij, ai ka thënë se nuk dëshiron të pajtohet me familjarët.

“Nuk dua të pajtohem me familjen time. Nuk jam i kontrolluar, thjesht po mbroj veten për herë të parë në jetën time”, ka thënë ai.

Deklaratat e tij shkaktuan reagime të shumta, pasi familja Beckham prej vitesh konsiderohet një nga familjet më të famshme dhe më të komentuara në Britani.

Babai i tij, David, është një nga futbollistët më të njohur në botë, falë karrierës së tij me Manchester Unitedin, Real Madridin dhe Kombëtaren e Anglisë.

Ndërsa nëna e tij, Victoria, u bë e famshme fillimisht me grupin “Spice Girls” përpara se të ndërtonte brendin e saj në botën e modës.

Raportet për përçarje në familje u shtuan edhe më shumë pasi Brooklyn pretendoi se gjatë dasmës së tij me Pektzin në vitin 2022 kishte pasur sjellje “të papërshtatshme” nga ana e nënës së tij.

Gjithashtu, mediat kanë raportuar se ai u kishte kërkuar prindërve të komunikonin me të vetëm përmes avokatëve dhe të mos e etiketonin më në rrjetet sociale.