Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 04 Aug 2023

Dashi

21 mars - 19 prill

Anëtarësimi në një fushatë do t'ju bëjë të ndiheni se po bëni diçka për të mbështetur një çështje që është e rëndësishme për ju. Po bëni diçka pozitive me kohën tuaj dhe ndiheni mirë kur e dini që keni aleatë. Jepni vetes kohë për të menduar për ndjenjat tuaja në lidhje me një çështje që po u shkakton shqetësime disa njerëzve.

Demi

20 prill - 20 maj

Nuk doni të ndërhyni në një punë që po e bën dikush tjetër, por keni disa ide se si mund t’i përmirësojnë disa gjëra. Nuk jeni të sigurt se si po merren me këtë gjë. Një koleg do t’i vlerësojë përpjekjet tuaja dhe kjo do t'ju bëjë të ndiheni më të qetë. Vërtet mund të jeni vetvetja.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Disa gjëra për shtëpinë tuaj mund t’i gjeni me çmim të arsyeshëm nëse jeni të gatshëm të shikoni përreth. Është koha e duhur për të bërë miq të rinj. Mos u tregoni shumë entuziast për një lidhje të re. Vazhdoni përpjekjet tuaja për ta njohur dikë më mirë.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Kërkoni mënyra të reja për t’i përmirësuar aftësitë dhe shkathtësitë tuaja. Kjo do t’i përmirësojë perspektivat e biznesit tuaj. Një mënyrë e mirë për ta shmangur bërjen e një gabimi të kushtueshëm do të ishte ta kishit një qasje më të kujdesshme ndaj parave. Mund ta bindni partnerin, që ka qenë duke vepruar pa menduar shumë, për ta bërë të njëjtën gjë.

Luani

23 korrik - 22 gush

Keni për të marrë një vendim të madh. Vërtet nuk mund ta bëni këtë me mendimin e dikujt tjetër. Zgjidhni një person që mund t’i besoni. Bisedat do t'ju japin një perspektivë të re dhe më interesante. Interesi i treguar për çështjet që kanë të bëjnë me një të ri në familje do të vlerësohet nga ata. Do ta mirëpresin mbështetjen tuaj.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Do t’ju bëjë mirë nëse do të mundeni të hiqni dorë nga shqetësimet që i keni pasur në mendje. Falë disa informacioneve konfidenciale që një mik do t’jua japë, do të ndiheni më të sigurt për të ardhmen. Do t’ju duket sikur ta kishit hequr një peshë të rëndë nga supet.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Një takim i rastësishëm me një mik të vjetër do t’jua ngjallë kujtimet më të mira. Edhe pse disa aspekte të së kaluarës suaj duhet lënë në të kaluarën. Dikush do t'jua ofrojë mundësinë për të hyrë në një sipërmarrje interesante, por para se të përfshiheni, merreni parasysh rrezikun.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Po mundoheni t’i përfundoni projektet që u ndërprenë për shkak të pandemisë. Dëshironi ta shfrytëzoni sa më shumë këtë mundësi për të përparuar. Masat e reja do të sjellin rezultate pozitive. Pas kaq shumë problemeve, do ta bëni një hap të madh dhe do t’i provoni disa gjëra që ju kanë munguar shumë.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Po e ndieni se punët do të shkojnë mirë, por mund të marrë pak kohë para se t’ju vërtetohet se gjërat po ecin ashtu si doni. Kini durim. Padurimi ose ngutja për mënyrën se si po ecin ngadalë punët mund të shkaktojë probleme.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Një projekt në grup duket se ka goditur një mur të madh. Do të marrë kohë, por mos u dorëzoni, pasi ka mundësi se gjërat do të fillojnë ta marrin rrugën e duhur përsëri. Nëse njerëzit me të cilët keni shumë të përbashkëta do të ishin më të dobishëm, nuk do të kishit kaq shumë probleme për t'i kryer disa punë.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Një arsye e madhe pse do të vendosni të punoni prapa skene është t’i shmangeni një miku apo kolegu që po sillet çuditshëm. E kuptoni që mund të shpërthejë ndonjë grindje nëse vazhdojnë të bëjnë sugjerime që i konsiderojnë si shaka. Sado që nuk jeni shumë të prirë për rregulla të rrepta, një qasje e disiplinuar dhe e organizuar është mënyra e duhur për të kryer punë.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Nevojitet më shumë të jepni e të merrni brenda familjes. Dikush nuk do t’i marrë parasysh ndjenjat e askujt përpos vetes. Ju e dëshironi një gjë, ata duan diçka tjetër. Jeni shumë emocional së fundmi dhe po i merrni gjërat shumë për zemër. Bëni çmos për t’iu qasur kësaj çështjeje në një mënyrë më logjike.