Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 15 Aug 2023

Dashi

21 mars - 19 prill

Përgatitja juaj do t’ju sjellë rezultate. Nuk do të dëshpëroheni, madje edhe kur dëgjoni disa kritika nga një kundërshtar. Kur të mendoni se çfarë kanë thënë, ju do ta merrni këtë si një këshillë, që do të thotë se nuk do të ofendoheni kurrsesi. Në fakt do t’i falënderoni për vërejtjet të cilat do të jenë shumë të dobishme për ju.

Demi

20 prill - 20 maj

Mund të mësoni shumëçka nga bisedat që po bëhen përreth jush, edhe kur nuk përfshiheni në diskutim. Dikush mund të ketë mendime krejtësisht të ndryshme me ato që keni pritur rreth një çështjeje të rëndësishme. Kjo do të ndikojë që ta shihni situatën nga një këndvështrim tjetër.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Zgjidhni problemet që lindin sa më shpejt që mundeni dhe gjërat do t’i kthehen normalitetit shumë shpejt. Jeni shumë të ndjeshëm ndaj ambientit që ju rrethon dhe kjo është arsyeja se pse një keqkuptim do t’ju shqetësojë shumë më shumë se që duhet. Nëse jeni duke menduar për të udhëtuar jashtë shtetit, lexoni informatat se çfarë do të ndodhë nëse keni simptoma përderisa udhëtoni.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Ndonëse mundoheni me mish e me shpirt, me disa gjëra nuk mund të merreni vetë. Do të çliroheni kur një i afërm që ka probleme, do të pajtohet që të shkojë për vizitë te mjeku. Dhe atëherë do ta dini se ky problem do ta marrë trajtimin e duhur. Askush nuk do t’ju gjykojë që keni kërkuar ndihmën e një eksperti.

Luani

23 korrik - 22 gush

Faturat e rrymës dhe pagesat e tjera duket se kanë ardhur të gjitha në të njëjtën kohë. Do t’ju duhet të vendosni se cilën ta paguani të parën dhe cilën ta lini për më vonë. Shpenzimet në shtëpi po rriten. Sigurohuni që edhe anëtarët e tjerë të familjes janë duke kontribuar.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Sa më pozitiv që jeni, aq më të shëndetshëm do të jeni. Nëse keni besim në aftësitë tuaja dhe tregoheni të hapur për të provuar diçka që s’keni bërë më parë, do të keni arsye që të krenoheni me punën tuaj. Aftësia juaj për t’i kapërcyer sfidat që keni, ju bën shumë më të fortë.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Kohët e fundit po fshiheni nga shoqëria. Nëse e ndiqni këtë nevojë për të qëndruar vetëm, ka mundësi se do t’ju ikin disa informata të rëndësishme që po ndahen mes miqsh. Të paktën flisni ndonjëherë me ta nëpërmjet rrjeteve sociale. Kur lidheni me të tjerët nuk ndiheni të vetmuar.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Të pranoni për t’ia bërë një nder një miku, do të jetë gabim i madh. Kjo çështje do të jetë shumë më e ndërlikuar dhe do t’ju marrë shumë më shumë kohë se që kishit pritur. Nëse tashmë jeni përfshirë, do të dëshironi të mos kishit premtuar diçka të tillë. Duket se nuk ka rrugë tjetër, përpos se ta mbani këtë premtim.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Keni mundësi që të arrini lart nëse po mendoni që t’i realizoni vetë idetë që keni. Gjithmonë keni qenë të pavarur dhe krijimi i një biznesi do të jetë përgjigjja që ju duhet. Edhe nëse jeni të lumtur me punëdhënësin e tanishëm, ka mundësi se do të keni nevojë që të jeni më të pavarur.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Një vendim që kishit pritur të jetë i lehtë do të jetë shumë më i ndërlikuar sesa kishit planifikuar në fillim. Kjo do t’ju bëjë më të vendosur për ta tejkaluar këtë sfidë. Qoftë kjo e lidhur me familjen apo punën tuaj, e keni vetëbesimin për të marrë vendime që e dini se janë të duhurat për ju, pa marrë parasysh se çfarë do të thonë të tjerët.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Do të keni shumë sukses nëpërmjet punës që do të bëni në prapaskenë, ku nuk ka ndërhyrje e as shpërqendrime nga të tjerët. Kurrë nuk do të mendonit për të ndërhyrë në punët e njerëzve të tjerë dhe kjo është arsyeja se pse do ta vlerësonit shumë nëse një mik nuk do të interesohej shumë për punët tuaja.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Dikush me të cilin jeni shumë të afërt, duket se po largohet pak nga ju. Diçka është duke ndodhur, por ende nuk e dini se çfarë. Dikur flisnit me njëri-tjetrin për gjithçka. Tani mezi po flisni. Kjo gjë është shqetësuese për shkak se ndodh shumë rrallë. Është shumë e rëndësishme që të flisni nëse doni ta shpëtoni këtë miqësi.