Një gjykatë spanjolle e ka liruar Shakirën nga akuzat në një rast mashtrimi tatimor, duke urdhëruar qeverinë të kthejë më shumë se 55 milionë euro në gjoba dhe interesa të vendosura gabimisht, thuhet në një dokument gjyqësor të parë të hënën nga The Associated Press.
Vendimi vjen pas viteve të tëra problemesh tatimore në Spanjë për superyllin kolumbian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVendimi lidhet me një mosmarrëveshje mbi vitin tatimor 2011 në të cilin autoritetet tatimore spanjolle nuk vërtetuan se këngëtarja ishte banore e Spanjës, ka thënë gjykata me seli në Madrid në vendimin e saj.
Që një person të konsiderohet banor tatimor në Spanjë, ai duhet të kalojë më shumë se 183 ditë në vend.
Autoritetet spanjolle arritën të të provonin se Shakira jetoi në Spanjë atë vit vetëm për një total prej 163 ditësh, ka thënë gjykata.
Autoritetet tatimore të Spanjës gjatë dekadës së fundit kanë ndërmarrë masa të ashpra ndaj yjeve të futbollit si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo për mospagesën e plotë të taksave.
Këta lojtarë u shpallën fajtorë për evazion fiskal, por i shpëtuan burgimit falë një dispozite që i lejon një gjyqtari të heqë dënimet me burgim më të shkurtra se dy vjet, për personat që kryejnë shkelje për herë të parë.