Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 14 Aug 2023

Dashi

21 mars - 19 prill

Keni qenë shumë të zënë për shkak të disa obligimeve dhe punëve që kanë të bëjnë me familjen. Nuk e kishit kuptuar se sa shumë do të ndikojnë te ju dhe është mirë që të ndaloni për të shikuar se çfarë keni arritur deri më tash. Jeta do ta marrë rrjedhën e duhur dhe nuk do t’ju marrë shumë kohë për ta kthyer humorin e mirë.

Demi

20 prill - 20 maj

Keni qenë duke bërë çmos për të qenë në hap me punët e përditshme, por kjo gjë po fillon t’ju rëndojë. Do ta keni përshtypjen se edhe po të ishit më së keqi, disa njerëz prapë do të presin nga ju që të vazhdoni tutje. Ndoshta do të keni nevojë që ta merrni një ditë të lirë dhe të pushoni.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Po flitet për ndryshime dhe mundësi të reja për karrierë që do të ndodhin së shpejti. Mos nxitoni të tregoni interesi. Lëreni gjykimin e mirë dhe ndjeshmërinë të sundojë dhe kjo do t'ju ndihmojë të vendosni se cila nga dyert që tani po hapen për ju ka të ngjarë të jetë me e vlefshme për ju. Sepse mund të ndodhë që do të pendoheni.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Jeni duke i pritur rezultatet e një testi ose interviste që e keni pasur së fundmi. Kur nuk keni ende përgjigje shpeshherë është lajm i mirë dhe madje edhe ju mund të pajtoheni se kjo nuk është situatë ku mund të prisni rezultate të menjëhershme. Popullariteti juaj është i madh. Mund të përfitoni nga kjo duke organizuar një takim argëtues me miqtë.

Luani

23 korrik - 22 gush

Jini të durueshëm nëse jeni duke pritur për rezultatet e një aplikimi të fundit për hipotekë ose hua. Mund të keni bërë ofertë për disa prona dhe po ju duhet kohë që shitësit t’ju japin përgjigje. Dikush i afërt po parashikon rezultatin e një interviste pune. Po shpresoni se kjo do t’ju hapë rrugë për të fituar më shumë.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Nëse keni pak kohë për veten, përdoreni për t'u çlodhur. Do të ketë gjëra më të rëndësishme që priten nga ju më vonë gjatë ditës. Vetëm mos u përfshini në çështje të parëndësishme që do t’ju humbin kohë dhe energji. Dikush duket se mendon se është një ide e mirë të përpiqen t'ju tërheqin drejt problemeve që nuk ju interesojnë aspak.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Falë kontributit tuaj, një sipërmarrje që ka qenë në zhvillim për ca kohë tani mund të nisë. Përgatitja që keni bërë për këtë është e gjitha, për shkak të besimit që keni pasur se është projekt i suksesshëm dhe tani që topi është te ju, e ardhmja duket më e ndritshme.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Nëse nuk ndiheni aq të shëndetshëm sa normalisht, mos i bëni vetes shumë presion. Duhet të jeni në gjendje të rikuperoni çdo terren të humbur sot, më vonë gjatë javës. Shkoni në një vend privat dhe fikni telefonin tuaj. Edhe vetëm një orë ose dy janë gjithçka që ju nevojitet për t'ju ndihmuar të filloni të ndiheni më mirë.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Besoni në aftësitë tuaja për të marrë përsipër një sfidë të re që ju intereson vërtet. Mund të jeni të vendosur kur është nevoja. Brenda vetes e keni aftësinë që t’i bëni realitet disa gjëra interesante. Besoni te veja. Lërini njerëzit e tjerë të shohin vetëbesimin tuaj tek shkëlqen dhe kjo do t'i frymëzojë ata që të besojnë te ju gjithashtu.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Shefi juaj ose një koleg do të përmbledhë pse është e rëndësishme që të gjithë t’i respektojnë udhëzimet që tani po vendosen në vendin e punës. Ju e vëreni se pse duhet të ndiqen këshillat e një komiteti ekspertësh, por disa të tjerë rreth jush do të ankohen.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Shëndeti i një shoku po përmirësohet pas një sëmundjeje të gjatë dhe do të jeni të lumtur për këtë. Nëse nuk arrihet një marrëveshje në lidhje me një punë financiare, mos e humbni shpresën. Më në fund do t’i merrni paratë që është dashur rimbursohen. Mundohuni të bëheni pjesë e organizimeve kreative, muzikore dhe sportive sa herë që keni mundësi.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Shumica e raporteve tuaja me të tjerët janë të mbushura me lumturi dhe harmoni. Nëse ka pasur keqkuptime, tanimë janë zgjidhur. Një themel i fortë i raportit dhe mirëkuptimit do t'ju japë guxim për t’i shprehur idetë që normalisht do t'i mbanit për vete. Kjo do t'i shtojë një rrethi të përjetshëm dashurie, të qeshura dhe harmoni.