Horoskopi ditor - 23 Aug 2023
Dashi
21 mars - 19 prillGjatë kësaj dite do të ndiheni si në ëndërr në krahët e partnerit tuaj. Ai do të mendojë edhe për detajet me të vogla dhe do t’ju bëjë ta dashuroni më tepër jetën. Beqarët duhet të vendosin nëse po ju pëlqen dikush apo jo. Në planin financiar do t’i gjykoni gjërat me kujdes dhe nuk do të keni asnjë lloj problemi.
Demi
20 prill - 20 majNë përgjithësi nuk do të keni aspak probleme. Do të ndiheni mirë në gjirin familjar dhe do të bëni gjithçka që mundeni që të mbizotërojë në çdo moment harmonia. Do të jeni shumë të organizuar në planin financiar dhe gjërat do të ecin sipas planeve që keni bërë.
Binjakët
21 maj - 20 qershorDitë shumë e qetë dhe pa probleme kjo e sotmja për ata që kanë punuar fort. Beqarët duhet të bëjnë pak më tepër durim në mënyrë që ta gjejnë personin i cili do t’iu përputhet në çdo pikë. Në planin financiar do të jeni të detyruar të hiqni dorë nga disa shpenzime të domosdoshme në mënyrë që të mos mbesni pa para.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikDo ta luftoni aq sa të keni mundësi sot rutinën. Doni të nisni diçka të re në jetë. Mund të jetë një sport apo diçka që ka të bëjë me artin. Raportet me të tjerët do të varen nga mënyra se si do të shkojë një projekt që keni nisur së bashku.
Luani
23 korrik - 22 gushGjithçka që keni dashur do t’ju realizohet si me magji. Do të pranoni përgjigje që ka kohë që po i prisni. Keni pasur probleme shëndetësore, por tash jeni më mirë. Gjendja do të stabilizohet sa hap e mbyll sytë, kështu që nuk ia vlen të shqetësoheni shumë.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorDitë shumë e paqëndrueshme kjo e sotmja. Do të debatoni herë pas herë me njerëzit që keni përreth dhe nuk do të hapni rrugë për asnjë çast. Mirëpo gjatë ditës mund të keni takime mbresëlënëse. Në planin financiar tregohuni realistë dhe mos kryeni shpenzime të pamenduara.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorTë dashuruarit do të kenë një ditë shumë normale dhe pa asgjë të jashtëzakonshme. Nëse jeni beqarë mos u ndalni, por njihuni me sa më shumë persona që të mundeni. Në këtë mënyrë do të keni mundësi të bëni edhe zgjedhjet e duhura. Do t’ju duhet të blini diçka për shtëpi që do t’ju kushtojë shumë.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorTregohuni sa me të arsyeshëm në familje gjatë kësaj dite, sepse përndryshe mund të keni probleme goxha serioze. Mundohuni që t’i ruani nervat kur diskutoni me njëri-tjetrin. Një pasdite e kaluar me shoqëri do t’ju bëjë shumë mirë.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorDo të jetë paksa ditë stresuese në punë. Nuk do të ndiheni aspak mirë pranë disa kolegëve dhe do të debatoni në çdo moment. Mundohuni t’i shikoni gjërat nga perspektiva të ndryshme. Gjithçka ka për të ndryshuar sot për ta. Në planin financiar mos bëni veprime të rrezikshme derisa të stabilizohet situata.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarNëse doni më shumë privatësi nga njerëzit me të cilët jetoni, duhet të diskutoni hapur me ta. Po u treguat të vrazhdë nuk do të arrini marrëveshje. Ndërkohë jeni duke e menduar si mundësi edhe ndërrimin e punës dhe shpërnguljen në një vend tjetër. Mendoni gjerë e gjatë.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtMos ëndërroni shumë sot për jetën tuaj në çift, sepse ka rrezik të përballeni me zhgënjime të mëdha dhe do të vuani tej mase. Ata që janë ende vetëm, nuk do të kërkojnë të bëjnë asgjë me ngulm. Edhe ashtu si janë nuk ndihen aspak keq. Financat do të mbesin të qëndrueshme për aq kohë sa do të shpenzoni me maturi dhe kursim. Nuk do të keni për çfarë të ankoheni.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsDëgjojeni zemrën tuaj gjatë kësaj dite dhe do të ndiheni shumë mirë. Vazhdimisht mundoheni që vendimet t’i merrni me kokë, por nganjëherë duhet ta lini të pushojë. Do të mundoheni që të mos e prishni rehatinë që keni dhe mos e lejoni askënd t’jua prishë. Planet për një pushim mund t’ju realizohen.