Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 25 Aug 2023

Dashi

21 mars - 19 prill

Kur shpjegoni gjëra të rëndësishme, sigurohuni që ta keni vëmendjen e të gjithëve. Nëse dikush flet me ju, dëgjoni me kujdes se çfarë po thotë. Mos e kontrolloni vazhdimisht telefonin në mesin e një bisede. Në qoftë se nuk përqendroheni si duhet, mund të merrni vendime të gabuara.

Demi

20 prill - 20 maj

Diçka që keni nevojë më shumë se çfarëdo tjetër është një aktivitet që është i ndryshëm, i pazakontë dhe sfidues. Për shembull diçka që do t’ju largojë nga përditshmëria. Nëse nuk keni zgjidhje tjetër përpos se të shkoni në punë sot në mëngjes, do të mund ta merrni të lirë pasditen. Premtoni shefit tuaj se do t’ia ktheni këtë të mirë.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Një koleg apo fqinj do t’ju ndihmojë shumë. Mirëpo, po e vëreni se tërë këtë që po e bëjnë për ju, po e bëjnë për të marrë diçka. Nëse jeni kureshtar, pyesni se çfarë kanë nevojë nga ju. Nuk do ta keni problem t’ia bëni këtë nder, nëse jua kërkojnë.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Sjellja e pakujdesshme e dikujt po jua ngadalëson një projekt të përbashkët. Jeni lodhur sepse vazhdimisht i falen gabimet për shkak se janë të lidhur me dikë që është në një pozitë të lartë. Ka ardhur koha që të kërkohet llogari për veprimet e tyre.

Luani

23 korrik - 22 gush

Para se t’ua tregoni planet dhe ëndrrat partnerit dhe më të dashurve tuaj, duhet ta dini nëse keni qëllimet e njëjta. Do të ketë diskutime serioze dhe ndonëse nuk do të pajtoheni për asgjë, do t’ju japin shkas për të menduar. Bisedat e tilla do t’ju ndihmojnë që ta keni një vizion më të qartë se cfarë mund të ndodh në raportet tuaja me më të afërmit.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Shamngiuni prirjes për të analizuar dhe për të bërë pyetje, kur ju bëhet një ofertë, që po duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë. Nganjëherë ëndrrat bëhen realitet në këtë mënyrë. Duhet ta ndiqni instinktin dhe të jepni përgjigjen pozitive. Shfrytëzojeni mundësitë, përderisa mundeni.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Gjërat e përditshme nuk do t’ju interesojnë. Ushtrimi i një hobi apo ndërrimi i ambientit mund të jetë ide e mirë. Imagjinata juaj do t’ju dërgojë në vende të bukura. Nëse do të kishit krahë, do të fluturonit. Nuk doni ta harxhoni kreativitetin tuaj në punë të mërzitshme.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Do ta vëreni se nuk jeni duke menduar apo duke vepruar aq shpejt sa zakonisht., Kërkesat dhe përgjegjësitë e fundit ju kanë dërrmuar shumë. Nuk keni energji të pashtershme. Lini anash planet që nuk ju interesojnë dhe mos u ndieni në faj për to. Mos u befasoni nëse nuk jeni në humor të mirë për asgjë tjetër, pos vetes suaj.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Zgjidhja e një problemi është e lehtë, ndonëse mund të ndiheni pak në siklet, përderisa merreni me këtë çështje. Nëse nuk po shkoni mirë me dikë, në vend se të vazhdoni të punoni bashkë, duhet të largoheni. Nuk doni të tregoheni jobashkëpunues, por po detyroheni, pasi njerëzit e tjerë po jua ngadalësojnë ritmin e punës. Besoni vetëm vetes.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Një mik që rrallëherë bën diçka për ju, do t’ju kërkojë para hua apo t’ia bëni një nder. Jeni lodhur nga kjo miqësi e njëanshme. Nëse jeni ju ai që jepni vazhdimisht, është e dukshme se do të mundohen të marrin vazhdimisht nga ju dhe nuk do t’jua kthejnë. Do të mund të jetë koha që t’ju thoni të bëjnë diçka për ju, për ta arritur njëfarë baraspeshe.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Do të mund të keni probleme gjersa bëni plane për udhëtim. Një i afërm në moshë mund të jetë hutuar dhe t’jua ketë dhënë informatat e gabuara. Keqkuptimeve mund t’ju shpëtoni duke mbajtur shënime. Kur diskutoni për plane në të ardhmen, mos u dorëzoni derisa të gjithë ta kuptojnë se çfarë po ndodh.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Rregullat e reja në punë nuk do të shkaktojnë më probleme, pasi janë bërë diçka normale. Ndërrimi i vendbanimit apo fillimi i një pune të re, nuk do t’ju ndryshojë siç kishit pritur dhe do të ndiheni shumë më rehat sesa kishit menduar.