Horoskopi ditor - 26 Aug 2023
Dashi
21 mars - 19 prillDo të doni shumë që t’i shpërbleni disa njerëz për mbështetjen që jua kanë dhënë së fundmi. Do të ishte mirë nëse do t’i qerasnit me një drekë apo me një shfaqje në teatër. Kjo do të ishte mënyrë e mrekullueshme për t’iu thënë faleminderit. Çfarëdo që vendosni do t’ua ndreqni ditën.
Demi
20 prill - 20 majNjerëzit që kishit menduar se do t’ju mbështesin, nuk janë aq bashkëpunues sa kishit menduar. Do ta keni të vështirë ta fshihni nervozizmin. Mirëpo, duhet të keni kujdes që të mos e lëndoni dikë që është shumë i ndjeshëm. Bëni çmos që të tregoheni të sjellshëm.
Binjakët
21 maj - 20 qershorPo ndodhin zhvillime të papritura në çështjet financiare. Partnerit mund t’i ketë ikur nga sytë se keni pasur shumë shpenzime gjatë javëve të fundit dhe ju nuk keni faj. Do të jetë në dorën tuaj të tregoheni tolerant me shprehinë për të shpenzuar shumë, që e ka partneri juaj.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikNjë mik apo koleg do të mundohet t’ju ligjërojë në lidhje me një çështje që ka rëndësi shumë për ta. Zakonisht i merrni seriozisht gjërat që ju thonë dhe i zbatoni sugjerimet e tyre. Për disa arsye do të doni që këtë herë të mos ndërhyjnë sepse i keni pikëpamjet, ndjenjat dhe qëllimet tuaja dhe ata mund të mos t’i kenë të njëjtat.
Luani
23 korrik - 22 gushKeni qenë shumë të zënë dhe shumë të përkushtuar me punë, saqë nuk e keni vërejtur nga angazhimi i tepërt në punë, se një problem shëndetësor që e keni pasur, është larguar. Po filloni të mendoni se ndoshta ka qenë thjesht në kokën tuaj. Çfarëdo qoftë arsyeja, do ta zbuloni.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorPo filloni të mendoni për t’u zhvendosur në një vend, ku gjithmonë jeni kënaqur kur e keni vizituar. Tani doni të rrini aty tërë vitin. Nëse kjo do të thotë se do t’ju duhet ta shisni shtëpinë, atëherë është vendim i madh. Duhet të analizoni gjithçka. Kur t’i keni menduar përparësitë dhe mangësitë, atëherë do të vendosni.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorDuhet t’i zgjidhni disa probleme, para se t’i bëni ndryshimet që po i mendoni. Qëllimi juaj është që t’i ktheheni normalitetit. Po e prisni me padurim një thirrje. Kjo ka rëndësi shumë për ju pasi do të ndikojë në të ardhmen tuaj.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorPo e vëreni ndikimin negativ të mediave sociale. Nuk po mund të ndaloni duke menduar se çfarë po ndodh në shoqëri, ku disa njerëz po ndihen të kërcënuar dhe jo rehat. Mund t’i përdorin disa burime të ndryshme për ta përcaktuar madhësinë e problemit. Do të pajtoheni që të bëhen më shumë kontrolle për siguri.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorKeni pasur qëllime të mira kur jeni pajtuar për ta organizuar një ngjarje në shtëpi. Tani po filloni ta vëreni se duhet të angazhoheni më shumë sesa kishit pritur, kështu që keni filluar të keni dyshime. Mirëpo do të jeni të hapur dhe do t’i ndani mendimet tuaja me më të dashurit tuaj, në mënyrë që të gjeni një zgjidhje.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarE keni vështirë t’i kontrolloni ndjenjat, kur i keni kaq të forta, por duhet të synoni ta bëni këtë gjë sot. Mendimet duhet të mundoheni t’i mbani për vete, posaçërisht në një ditë si kjo. Personi i parë që e humb toruan është ai që edhe humb në një diskutim.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtDikush do t’ju pyesë nëse vërtet po e dini se çfarë jeni duke bërë. Po e merrni përsipër një detyrë që është shumë e ndërlikuar dhe shumë kërkuese. Për shkak të kësaj nuk jeni të sigurt se cilat do të jenë pasojat, por jeni përgatitur të rrezikoni. Po bëni çmos që gjithçka të shkojë si duhet.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsIkja nga katër muret do t’ju falë një ndjesi të bukur. Hapja e horizonteve do t’ju çlodhë dhe do t’ju japë liri. Jeni të lumtur që mund t’i zbatoni rregullat, kur rrini me njerëz të tjerë, aq sa nuk doni të ktheheni aty ku keni qenë në fillim të vitit. Kudo që ndodheni larg shtëpisë do të jetë terapeutike.